Të shtunën vendimi për përmendoren e UÇPMB-së

Preshevë, 8 janar 2013 (MIA) - Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të shtunën do të sjellin vendimin politik lidhur me fatin e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, njofton Koha Ditore. 

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa deklaroi sot se vendimi do të sillet në një mbledhje të përbashkët të 65 këshilltarëve komunalë të tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

"Lidhur me fatin e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së do të vendoset të shtunën më 12 janar, ku do të tubohen 65 këshilltarët e tri komunave dhe do të jenë të ftuar ambasadorë të shumë vendeve të BE-së dhe SHBA-ve, të akredituar në Beograd”, ka deklaruar kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Vendimi për mbledhjen e përbashkët të tri komunave ka ardhur pas një takimi tre orësh që sot u zhvillua në Preshevë, ku ishin të pranishëm kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, deputeti Riza Halimi, kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, kryetari i UDSH-së Rahmi Zulfiu, kryetari i BDSH-së Skender Destani, kryetari i PD-së Nagip Arifi dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇPMB-së, Ramadan Ismaili.

Përmendorja me emrat e 27 dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së dhe UÇK-së u vendos më 16 nëntor 2012 në qendër të Preshevës pranë ndërtesës komunale. Vetëm disa ditë pas inaugurimit të saj, kryeministri serb, Ivica Daçiq paralajmëroi rrënimin e saj apo heqjen vullnetare nga ana e atyre që e kanë vendosur, duke theksuar se vendosja e saj është provokim ndaj shtetit serb. Daçiq ka paralajmëruar se 17 janari është afati përfundimtar për heqjen e përmendores, dhe se heqjen e saj ai e ka kushtëzuar me pjesëmarrjen e tij në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail