Daçiq: Bisedime me Haradinaj nëse bëhet kryeministër

Beograd, 10 janar 2013 (MIA) - Kryeministri serb Ivica Daçiq deklaroi se për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të bisedonte edhe me Ramush Haradinaj nëse ai bëhet kryeministër i Kosovës.

"Nëse do të ishte kryeministër, unë nuk do kisha zgjidhje. Nëse bëhet kryeministër unë nuk do të kem mundësi të them se nuk dua, sepse nga ana tjetër ai është dikush që mua nuk më përgjigjet. Negociatat nuk zhvillohen vetëm me ata që dëshironi, por edhe me ata me të cilët keni probleme", tha Daçiq në intervistën për televizionin Al Xhazira.

Ai sqaroi se vendimi që të bisedojë me Hashim Thaçin ka qenë vështirë të merret, sepse askush tjetër nuk ka dashur, por edhe vetë ka ndërmarrë rrezik të madh, i cili nuk është politikisht në rregull.

Daçiq gjithashtu theksoi se Serbia duhet të luftojë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

"Duke folur për propozim rezolutën për Kosovën. Daçiq tha se qëllimi është që të arrihet pajtueshmëri sa më e madhe e partive, të ofrohet zgjidhje për problemet më aktuale, e kjo është "paralelizëm dhe paralizë e institucioneve", si dhe si të ruhet dialogu në Bruksel, sepse ai është i rëndësishëm për rrugën evropiane të Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail