Kryetari i Komunës së Preshevës i gatshëm të japë dorëheqje nëse largohet lapidari i UÇPMB-së

Prishtinë, 10 janar 2013 (MIA) - Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, paralajmëroi se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse më 17 janar largohet lapidari i UÇPMB-së.

“Dorëheqja ime është e pakontestueshme dhe nuk diskutohet, megjithatë, do të shqyrtohet dorëheqja e tërësishme nga politika institucionale në Luginë të Preshevës”, tha Mustafa në Rubikon të KTV-së.

Ai, gjithashtu, ka shtuar se nëse vije deri te largimi i lapidarit në mënyrë të dhunshme nga ana e Ivica Daçiqit, atëherë, ai do të duhej që të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Lugina e Preshevës.

"Pas kësaj do të hapet një situatë tjetër", ka shtuar Mustafa.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vazhduar të bëjë presion për lapidarin, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që t’i bindë shqiptarët për ta larguar atë.

"Unë dua zgjidhje paqësore, nëse shqiptarët kanë problem, le të vijnë të bisedojnë me kryeministrin e qeverisë së tyre, e ky jam unë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Sipas tij, "Beogradi nuk dëshiron t’i provokojë shqiptarët, por kjo që kanë bërë shqiptarët është provokim".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail