Plagoset rëndë shefi i policisë kriminale të Burrelit

Burrel, 14 janar 2013 (MIA)  -  Shefi i policisë kriminale në Burrel, Musa Skura, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni policor për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të Top Channel, policia kriminale e Burrelit është përplasur me armë me një grup të rinjsh në fshatin Suç të rrethit të Matit. Sipas burimeve të para nga vendngjarja, mësohet se në vendin e quajtur "Përroi i Kecit" patrulla e policisë që drejtohej nga shefi i krimeve, Musa Skura, i ka zënë rrugën motorit me të cilën udhëtonin dy të kërkuarit, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. 

Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe kanë hapur zjarr drejt policëve. Mësohet se si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri, ka mbetur i plagosur rëndë shefi i krimeve, Musa Skura dhe njëri nga të kërkuarit, Fitim Alla, 19 vjeç. Shefi i krimeve Skura është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas marrjes së ndihmës së parë, i plagosuri është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar. Burime nga policia konfirmojnë se i plagosuri tjetër, 19-vjeçari Fitim Alla, i cili ishte një nga 2 personat e kërkuar, është dërguar në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë sipas burimeve nga spitali ushtarak në Tiranë,  Musa Skura, iu nënshtrua një operacioni të vështirë mbrëmjen e djeshm . Sipas mjekut reanimator Bardh Kurti, Skura u paraqit në spital në gjendje shoku hemorragjik, ndërsa plumbat i kishin prekur disa organe. Sipas mjekut, gjendja e shefit të krimeve është e stabilizuar, por nuk është tejkaluar ende rreziku për jetën.

"Pacienti kishte dëmtim të veshkës së djathtë, e cila iu hoq farë, dëmtim të stomakut që iu qep, çarje të zorrëve të trasha dhe të holla të cilat u qepën. Mori rreth 9 qese gjak. I sëmuri është në parametra stabël, por situata mbetet e rëndë, për shkak të dëmtimit të shumë organeve. Ka ende rrezik për jetën, pasi ka komplikacione respiratore", bëri të ditur mjeku. Sipas mjekut Kurti, momentalisht nuk është i nevojshëm transportimi jashtë shtetit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail