Eshton do "kompetenca të zgjeruara kushtetuese" për asociacionin

Prishtinë, 15 mars 2013 (MIA) - Lidershipi i Kosovës është përballur dje me propozimin e Brukselit zyrtar për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe, i cili është menduar të mos jetë krejt i ngjashëm me një asociacion komunash që funksionon në vend prej më shumë se dhjetë vitesh. Megjithatë, realizimi i modelit të prezantuar nuk do të imponojë ndryshime kushtetuese ose ligjore.

Prezantim i tillë është bërë nga vetë baronesha Kethrin Eshton, e cila ka qëndruar në Kosovë dhe në Serbi, në përpjekje për të bindur palët që së shpejti të mbërrijnë një zgjidhje për veriun e vendit të banuar me serbë, shkruan "Koha Ditore".

Ajo nuk ka treguar nëse ka parë lëvizje qëndrimesh, gjatë vizitës së bërë të dyja vendeve. Mirëpo, për propozimin e Bashkimit Evropian karshi zgjidhjes, gazeta ka marrë vesh nga një prej pjesëmarrësve në një nga takimet që Ashton ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Prishtinë.

"E reja ishte se Asociacionit të komunave serbe është menduar t’i njihet e drejta e propozuesit në raport me institucionet qendrore, duke përfshirë edhe të drejtën për propozimin e gjyqtarëve, prokurorëve, komandantit regjional të policisë për veriun, dhe për të gjitha pozitat e tjera kur kërkohet që emërimi të jetë nga radhët e komunitetit serb. E drejta e emërimeve prapë mbetet në organet qendrore", ka thënë një burim i gazetës, i cili shtoi se "Baronesha nuk ka prezantuar një plan final, por ka dhënë shembuj se si, duke mbetur brenda kornizës ligjore, mundet që Asociacioni i komunave serbe të ketë fushëveprim më të gjerë sesa Asociacioni aktual i komunave të Kosovës, por edhe kompetenca shtesë”.

Eshtion, që është përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nuk ka pasur një adresim para medieve pas takimit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, vetëm ka treguar për përfaqësuesit politikë që ka takuar. Ka përmendur edhe temat rreth të cilave kanë folur.

Zyrtarja e lartë evropiane ka rolin e lehtësuesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili realizohet në nivel kryeministrash. Kanë përfunduar gjashtë raunde të këtij dialogu, ndërsa BE-ja pret rezultat konkret në raundin e radhës që do të zhvillohet në Bruksel më 20 mars. Ashton ka shtuar përpjekjet që rezultatet konkrete të mbërrihen deri në gjysmën e prillit, kur do të raportojë para Komisionit Evropian për këtë proces dialogues.

Mbi bazën e raportit, Komisioni do të vendosë nëse do të nisë negociatat me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe nëse do t’ia japë datën Serbisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail