Thaçi: Marrëveshja në të mirë të Serbisë

Prishtinë, 16 prill 2013 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes për në Bruksel ka shprehur besimin se gjatë këtyre ditëve Beogradi të ketë reflektuar dhe lëvizur nga qëndrimet ngurta që ka shprehur në takimin e fundit.

"Ne jemi në politikë dhe jetojmë me shpresë. Në takimin e fundit kemi qenë afër për arritjen e marrëveshjes, por ka ende dallime. Pozicioni jonë vazhdon të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe standardet evropiane", tha Thaçi.

Ai ka ritheksuar se pranimi i marrëveshjes me Kosovën do të jetë në të mirë të Serbisë, por edhe të rajonit më gjerë. Thaçi ka thënë se këto qëllime kanë mbështetjen e plotë të BE-së dhe SHBA-ve.

Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se qëndrimi i Kosovës vazhdon të jetë për shpërbërjen e plotë të strukturave të sigurisë në veri dhe për krijimin e kushteve për liri të lëvizjes në veri.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes do të punohet për organizmin e zgjedhjeve në katër komuna në veri, do të formohet asociacioni i komunave serbe, të cilat nuk do të kenë mandat legjislativ, ekzekutiv dhe të pushtetit të tretë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail