Propozimet e Këshillit ndërakademik të gjuhës do t'u drejtohen akademive

Tiranë, 17 prill 2013 (MIA) - Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, propozimet për zgjidhjet konkrete që u diskutuan, do t'u përcillen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njfton ATSH.

Sipas njoftimit për shtyp, nga ky Këshill, në mbledhjen e djeshme u diskutua dhe u bënë propozime për disa çështje të tjera të drejtshkrimit të zanoreve e të bashkëtingëlloreve në shqipen standarde, si në disa fjalë që kanë zanore ë të patheksuar a të theksuar, togje zanoresh oo, ii, uu, bashkëtingëllore j/nj dhe zanore i, bashkëtingëllore r/rr, l/ll, bashkëtingëllore të shurdhëta a të zëshme, bashkëtingëllore dyshe dh, th, sh, xh, zh, nj, gj. Mes gjuhëtarëve është rënë dakord të ruhet ë-ja e patheksuar në shumë prej fjalëve që pritej të binte. Këshilli Ndërakademik kërkon që togjet e zanoreve (oo) të shkruhen me një zanore. Veç këtyre, u diskutuan edhe disa çështje që lidhen me përdorimin e shkronjave të mëdha.

"Diskutimet në Këshill u përqendruan në disa çështje konkrete të drejtshkrimit të përmendura më lart, që nuk cënojnë bazën e nuk prekin sistemin e shqipes standard", thuhet në njoftimin për shtyp. Gjatë mbledhjes u dhanë mendime dhe u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të drejtshkrimit në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj.

"Në mbledhje u theksua se disa çështje të tilla të drejtshkrimit janë të gjera dhe të ndërlikuara dhe kërkojnë studim të mëtejshëm, pra, mbetet detyrë e gjuhëtarëve dhe e institucioneve shkencore përkatëse që merren me gjuhën shqipe, të thellojnë studimet që ndihmojnë edhe për zgjidhjen më të mirë të problemeve të ndryshme të drejtshkrimit të shqipes standard", thuhet në deklaratën e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Kjo është mbledhja e tretë e Këshillit që mbahet në Tiranë gjatë viteve 2012-2013. Në mbledhjen e parë, më 7 mars 2012, u diskutua, u nxorën përfundime dhe u bënë propozime për çështje të leksikut, të terminologjisë dhe të anglicizmave në shqipen e sotme standarde. Në mbledhjen e dytë, më 27 qershor 2012, u diskutua rreth disa rasteve të drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar  në shqipen standarde. Këshilli Ndërakademik merr vendime jo të detyrueshme për zbatim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail