Partia turke në pushtet përgatit tubime alternative kundër protestave për parkun Gezi

Stamboll, 9 qershor 2013 (MIA) - Partia turke në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit do të organizojë tubime të simpatizantëve të saj kundër protestave për parkun Gezi, njoftoi BTA.

Kjo është vendosur në seancën e Komitetit ekzekutiv të partisë nën udhëheqjen e kryeministrit turk, ku marrin pjesë liderë dhe ministra të partisë.

Në seancë është shqyrtuar situata lidhur me protestat dhe u konstatua se pas organizimit të protestave qëndrojnë forca të jashtme, qëllimi i të cilave është dobësimi i Turqisë.

"Tani për tani ende është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme, situata nuk e imponon këtë", deklaroi zëvendës kryeministri Bekir Bozdag.

Është vendosur se nuk ka nevojë të bëhet referendum për projektin për parkun Gezi, e po ashtu se aty nuk do të ndërtohet qendër tregtare, por do të restaurohet kazerma osmane e quajtur Topçu kashlasi, kundër të së cilës protestojnë njerëzit në parkun Gezi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail