Erdogan me thirje deri te demonstrantët të tërhiqen nga parku Gezi në Stamboll

Stamboll, 11 qershor 2013 (MIA) - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u bëri thirje sot demonstrantëve të tërhiqen nga parku qendror i Stambollit Gezi pas protestave 12 ditëshe.

"U bëj thirje të tërhiqeni nga parku dhe ju lus si kryeministër", tha Erdogan  në takim me grupin e deputetëve parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Sipas tij, e kërcënuar është ekonomia turke për shkak të situatës së tërësishme në shtet dhe ekzistimit "të qëllimeve të prishet imazhi i Turqisë që është pjesë e planit sistematik".

Qindra forca speciale sot erdhën në sheshin Taksim në Stamboll dhe me topa uji dhe gaz lotsjellës i shpërndanë demonstrantët sepse aksion i ngjashëm mbrëmë ishte realizuar në Ankara.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstrantëve si dhe plumba të gomës që t'i detyrojë të ikin nga sheshi drejt parkut të afërt Gezi ku mbrëmë bënë kamping. Një pjesë e aktivistëve u kundërpëgjigjën me raketa për fishekzjarrë, bomba kundër zjarrit dhe gurë ndaj policëve.

"Çka presin demonstrantët, ju lutem para tyre? pyeti Erdogan në fjalimin drejt parlamentarëve deri te partia e tij ku shpesh herë ishte ndërprerë me duartrokitje", lajmëroi Bi-Bi-Si.

"U bëj thirje atyre që janë të sinqertë të tërhiqen prej atje dhe atë e pres prej tyre si  kryeministër", potencoi Erdogan.

"Tre njerëz të rinj dhe një polic humbën jetën në ato ngjarje. Nuk është e mundur ajo që ndodhi të shikohet si rezistencë e pafajshme", shtoi Erdogan. Ai i akuzoi mediat e huaja se kanë qëllime të përbashkëta dhe tha se ekonomia turke në mënyrë direkte ka qenë qëllimi i ngjarjeve. sa/mb/13:26



###

Lulzim Basha nderohet me titulin "Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës"

Prishtinë, 11 qershor 2013 (MIA) - Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u nderua sot me titullin "Qytetar nderi i komunës së Prishtinës". Ky titull nderi iu dha kryebashkiakut për përkrahjen e Kosovës në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ceremonia solemne për nderimin e kryebashkiakut të Tiranës u zhvillua në datën e çlirimit të Prishtinës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se, "vizita ime në Kosovë është detyrim se jam nip Kosove. Jam rritur në një familje si shumë të tilla ku fjala Kosovë ka qenë e pranishme si buka dhe ujë", tha Basha duke u shprehur i nderuar për titullin "Qytetar ndëri i komunës së Prishtinës". Më tej ai tha se "Ju garantoj se do ta bartë këtë titull me krenari dhe me vlerësimin më të lartë".

Kryebashkiaku Basha është pritur sot nga kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa, ndërsa ka vendosur edhe një kurorë me lule në varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova si dhe në bustin e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.

Pas ceremonisë Basha do të udhëtojë edhe drejt Prekazit ku do të zhvillojë homazhe në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në kuadër të ditës së Prishtinës, në sheshin "Zahir Pajaziti", do të ketë një koncert për fëmijë dhe aktivitete të tjera për më të vegjlit, e në mbrëmje do të ketë koncert me emrat më të njohur të muzikës argëtuese, për të përfunduar me lëshimin e fishekzjarrëve. mb/13:33




###

Në Prishtinë festë për Ditën e çlirimit

Priushtinë, 11 qershor 2013 (MIA) - Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete për të shënuar 11 Qershorin – Ditën e çlirimit të Prishtinës, të cilat organizohen në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
 
Në mesditë ka filluar koncerti për më të vegjlit, ndërkaq në mbrëmje do të mbahet një koncert i madh me emrat më të njohur të muzikës argëtuese.

Ndërkaq sa i përket takimeve, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa pret kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Po ashtu gjatë ditës do të bëhen homazhe te varri i ish - presidentit Ibrahim Rugova, te varrezat e Dëshmorëve dhe te busti i Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.

Në fund të të gjitha aktiviteteve do të lëshohen fishekëzjarre. mb/12:45



###

Biden kërkon zbatimin e marrëveshjes, e mbështet Kosovën

Prishtinë, 11 qershor 2013 (MIA) - SHBA-ja përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe po ashtu kërkoi implementimin e saj të menjëhershëm. Këto qëndrime u bënë të ditura pas takimit që ka zhvilluar mbrëmë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë ne Uashington nga zëvendëspresidentin e SHBA-së, Xhozef Bajden.

Kryeministri Hashim Thaçi, pas takimit tha se ka marrë mbështetje të plotë nga Bajdeni, për implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së. Kryeministri Thaçi, deklaroi se Bajden i ka premtuar mbështetje të fuqishme ne proceset me rendësi qe po kalon Kosova.

"Takimi me zëvendëspresidentin Bajden është edhe një rikonfirmim i SHBA-së për popullin e Kosovës. SHBA ka qenë dhe mbetet në mbështetje të shteti dhe qytetarëve të Kosovës. Biden përshëndeti progresin e arritur në Kosovë. Në veçanti marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka hap perspektivë të re për rajonin. Edhe Bajden në emër të Shteteve te Bashkuara te Amerikës edhe njëherë rikonfirmon mbështetje të plotë që pas arritjes se marrëveshjes, SHBA-ja mbështet fuqishëm implementimin e kësaj marrëveshje që është jetike për rajonin", ka thënë Thaçi për RTK-në.

Gjatë këtij takimi shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se zëvendëspresidenti Bajden ka përshëndetur progresin e arritur në Kosovë reformat që po bëhen në ekonomi, politikë dhe fusha të tjera, si dhe i ka premtuar kreut të Qeverisë së Kosovës që SHBA-ja do të lobojë të pesë vendet e BE-së ta njohin sa me parë Republikën e Kosovës.

"Kemi diskutuar për procesin e njohjeve, për pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet. Prandaj në kuadër të angazhimeve të gjithanshme, Sllovakia, Greqia do të lëvizin së shpejti. Për këtë mora mbështetje nga Bajden që të lobojë fuqishëm për të lëvizur me njohje e cila do të hapte kapitull të ri për rajonin. Dua te konfirmoj mbështetjen e fuqishme të SHBA-së ndaj popullit të Kosovës të cilën ma konfirmoi edhe njëherë Xhosef Bajden", theksoi ai.

Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se në fund të këtij takimi zëvendëspresidenti Xhozef Bajden, i ka rikonfirmuar atij mbështetjen e tij dhe popullit amerikan ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

Sot, kryeministri Hashim Thaçi do të takojë, zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Uiliam Bërns, nënsekretarin e Mbrojtjes, Xhejms Miler, kongresistin Eliot Engel, si dhe shumë senatorë, kongresistë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. mb/12:19

###

Niveli i Danubit po rritet në afërsi të kufirit të Hungarisë me Serbinë

Budapest, 11 qershor 2013 (MIA) - Niveli i Danubit sot vazhdoi të rritet në rajonet në jug të Budapestit me ç'rast një mijë ushtarë janë sistemuar nga veriu në jug për shkak të zbatimit të masave mbrojtëse, ndërsa ministri hungarez i Mbrojtjes paralajmëroi se do t'i ofrojë ndihmë Serbisë.

Në afërsi të kufirit me Serbinë niveli i ujit sot në mëngjes u rrit në 9.67 metra në qytetin Baja dhe 9.21 metra në Mohaç.

Ministri hungarez i Mbrojtjes, Çaba Hende tha se Qeveria hungareze do të ofrojë rreth 1.000 ushtarë për ndihmë në mbrojtje të vërshimeve të fqinjit jugor Serbisë.

Niveli i ujit në fshatin Tas në orët e hershme të mëngjesit ishte 9.08 metra dhe 8.89 metra në Paksha, kumtoi drejtori për ujëra i Ministrisë hungareze të Punëve të Brendshme.

Kryeministri, Viktor Orban deklaroi se Qeveria sot do të fillojë vlerësimin e dëmeve të vërshimeve dhe se do të bëjë plan për pastrimin e rajoneve pas vërshimeve. shk/mb/12:04



###

Tensione në Taksim, në Ankara përleshje të reja midis policisë dhe demonstruesve

Stamboll, 11 qershor 2013 (MIA) - Policia turke ka hyrë në rajonin e sheshit Taksim në Stamboll ku tani më dy javë po mbahen demonstrata kundër planeve për rikonstruimin e parkut të qarkut Gezi.

Disa qindra policë nga forcat për reagim të shpejtë janë sjellë në shesh me njëzetë autobusë. Në rajon po ndihen tensione, lajmërojnë mediat perëndimore.

Kryebashkiaku i Stambollit, Husein Avni Mutllu, megjithatë, deklaroi se qëllimi i operacionit është që të ulet pllakatet nga qendra kulturore Ataturk dhe nga monumenti i Ataturkut në shesh.

Paraprakisht, televizionet turke kanë bërë të ditur se policët të pajisur me pancir mbrojtës po përgatiten që t'i prishin barrikadat e demonstruesve të cilët janë në kampe në rajon.

"Aksionet e policisë nuk janë orientuar drejt parkut Gezi dhe Taksim", deklaroi kryebashkiaku i Stambollit duke shtuar se prej në mëngjes, policët fillojnë ta pastrojnë ndërtesën e qendrës kulturore dhe të monumentit nga fotografitë dhe pllaketat.

Demonstruesit kanë marrë pozita deri te barrikadat dhe po përgatiten për intervenim të mundshëm të policisë.

Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës në Ankara për t'i shpërndarë qindra demonstruesit të cilët veç më 11 ditë po demonstrojnë kundër Qeverisë së kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Kjo ishte nata e tretë e përleshjeve midis demonstruesve dhe policisë në kryeqytetin e Turqisë.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri Bylent Arënç deklaroi se Erdogani të mërkurën do të ketë takim me liderët e demonstruesve. Erdogani pritet që të mërkurën të ketë takim me përfaqësues të Taksim solidariteti, grup i cili i prezanton aktivitetet për shpëtim të parkut Gezi në Stamboll, të cilin autoritetet dëshiruar ta rikonstruojnë. Kjo shkaktoi valë të demonstratave të cilat u rritën në protesta të fuqishme antiqeveritare. fb/mb/8:40

###

Tension në sheshin taksim, policia bind se nuk planifikon intervenim

Stamboll, 11 qershor 2013 (MIA) - Policia turke ka hyrë në rajonin e sheshit Taksim në Stamboll ku tani më dy janë mbahen demonstrata kundër planeve për rikonstruksionin e parkut Gezi.

Disa qindra policë nga forcat për reagim të shpejtë janë dërguar në shesh me dyqind autobusë. Në rajon ndjehen tensione.

Prefekti i Stambollit, Hysein Avni Mutllu, megjithatë, deklaroi se qëllimi i operacionit është që të hiqen pllakatat nga qendra e kulturës Ataturk dhe nga përmendorja e Ataturkut në shesh.

Paraprakisht, televizionet turke publikuan se policët e pajisur me jelekë mbrojtës përgatiten që t'i shpërndajnë barrikadat e demonstrantëve, të cilët qëndrojnë në kampe në rajon.

Policia përmes megafonëve bindë se nuk kanë qëllim që të kryejnë intervenim.

"Aksionet e policisë nuk janë të orientuara drejt parkut Gezi dhe Taksim", deklaroi kryebashkiaku i Stambollit, duke shtuar se nga mëngjesi i sotëm policët fillojnë që ta pastrojnë ndërtesën e qendrës së kulturës dhe përmendoren nga fotografitë dhe pllakatat.

Demonstruesit kanë marrë pozicione deri te barrikadat dhe përgatiten për intervenim të mundshëm të policisë. mb/8:31

 



###

Eshton bën thirrje për "përmbajtshmëri" në Turqi

Bruksel/Ankara 10 qershor 2013 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton sot përmes një kumtese speciale bëri thirrje për  "përmbajtshmëri dhe durim" dhe koka  të kthjellëta në Turqi,  ku tani dy javë mbahen protesta antiqeveritare.

Deklarata nga Brukseli vjen pas përleshjeve të para mes ithtarëve të Qeverisë dhe demonstruesve. Analistët e pavarur druajnë nga përkeqësimi i situatës së përgjithshme, pasi udhëheqësia e Partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u bëri thirrje ithtarëve të saj në tubime t'i shprehin mbështetje kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan dhe politikës së tij.

Duke folur para ithtarëve të AKP-së, Erdogan i ka fyer demonstruesit, duke i quajtur vjedhës dhe vandalë. Ai porositi se Qeveria e tij ende ka durim, por u kërcënua se durimi i tij, si dhe i Qeverisë "kanë kufijë".

Demonstratat filluan më 28 maj, si protestë ekologjike kundër vendimit për rënimin e parkut Gezi, që të ndërtohet një qendër tregtare dhe një xhami, si dhe të ripërtërihet një kazermë e vjetër nga koha e Perandorisë osmane.

Polica vazhdon me arrestimin e të gjithë atyre të cilët komunikojnë në Tuiter duke i akuzuar për "përhapje të informatave të rrejshme". sn/bsh/17:15

###

Opozita i bëri thirrje Erdoganit të ndalojë me rritjen e tensioneve

Ankara, 10 qershor 2013 (MIA) - Lideri i fuqisë kryesore opozitare në Turqi, Partia popullore Republikane bëri thirrje që kryeministri të ndalojë t'i rrisë tensionet.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan dje deklaroi se durimi i Qeverisë është nga fundi duke insistuar më pas për ndërprerjen e protestave. Përveç kësaj, ai bëri thirrje në ditët në vijim mitingje të mëdha proqeveritare në Ankara dhe në Stamboll.

Në komentin e publikuar në Hyriet, lideri i PPR, Kemal Kalaçdarogllu deklaroi se Erdogan "po përpiqet të rrijë në pushtet me krijimin e tensioneve dhe e hedh shoqërinë në zjarr".

Pritet që Erdogani sot bashkë me ministrat në qeveri të kenë takim në fokus të së cilit do të jenë protestat.

Mediat turke sot publikuan se  gjashtë policë turq kanë kryer vetëvrasje nga fillimi i protestave në shtet. Policia ishte nën kritika të ashpra për shkak të përdorimit të fuqisë tej mase të madhe ndaj demonstruesve.

Sipas shefit të sindikatës policore, Faruk Sezer, policia ka qenë e detyruar të punojë në "kushte të ashpra".

Lideri i sindikatës sqaroi se policët e mobilizuar nga qytete të tjera flenë mbi mburojat për shkak të mungesës së strehimit që duhej ta sigurojnë autoritetet shtetërore.

"Dhuna, të cilën e shihni, është rezultat i dhunës ndaj policëve. Ata jo vetëm që i nënshtrohen dhunës nga demonstruesit, por i nënshtrohen edhe regjimit prej 120 orëve në punë dhe ushqimit jocilësor", deklaroi ai. Sezer shtoi se menjëherë pasi do të ndërpriten protestat sindikata do të dorëzojë deri te prokuroria dëshmi për kushtet e rënda në të cilat punojnë policët dhe do të paraqesin ankesa.

Pas përleshjeve të mbrëmshme në Ankara, janë arrestuar disa dhjetëra persona.

Një hulumtim i mendimit publik i zbatuar nga agjencia Gezixhi tregon dyndje të votave të partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) pas valës së protestave antiqeveritare në vend.

Anketa është zbatuar në 36 rajone të Turqisë, ndërsa të anketuarit është dashur të përgjigjen se për cilën parti do të votonin, nëse zgjedhjet parlamentare mbahen sot.

Rezultatet tregojnë se për herë të parë prej ardhjes në pushtet në vitin 2002 të AKP-së qeveritare proislamiste të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan ka dyndje të votave.

Përkrahja për AKP-në është zvogëluar në 38,5 për qind dhe për herë të parë Partia Popullore Republikane opozitare i afrohet me përkrahje prej 38,1 për qind.

Partia tjetër opozitare e Aksionit Nacionalist ka përkrahje prej 18,5 për qind, përderisa Partia prokurde për Paqe dhe Demokraci ka përkrahje prej 8,2 për qind nga të anketuarit.Rezultatet e anketës tregojnë se një pjesë e votave të partisë qeveritare kanë kaluar në partitë opozitare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail