Gjyler u bëri thirje demonstrantëve të tërhiqen nga parku Gezi, në Ankara viktimë e re nga protestat

Ankara, 13 qershor 2013 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme, Muamer Gjyler deklaroi se është e domosdoshme dmonstrantët të tërhiqen nga parku Gezi në Stamboll dhe të përforin metoda të ndryshme nga të tanishmet për shprehjen e kërkesave.

Gjyler potencoi se formati i aksioneve të protestave të tanishme është i papranueshëm.

"Taksim, parku Gezi - ato janë vende të hapura për vizita. Për momentin, njerëzit të cilët gjenden atje u pengojnë vizitorëve të lëvizin lirshëm. Në park ka demonstrantë dhe provokues. Të gjithë e pamë se ç'farë bënë grupet margjinale. Ai aksion nuk mund të vazhdojë në atë mënyrë. Duhet të ndalohet derisa nuk është shkaktuar dëm më i madh", deklaroi Gjuler.

Ai shtoi se autoritetet dhe policia janë të gatshëm të ndërrmarin masa për tërheqjen e demonstrantëve nga parku Gezi. Gjyler premtoi se në atë rast nuk do të ndërrmarin masa për përdorimin e forcës.

Avokati turk deklaroi sot se demonstranti i cili ka qenë i lënduar në përleshje me policinë, ka vdekur në spital me çka numri i viktimave të protestave dyjavore antiqeveritare në Turqi është pesë njerëz. Sipas avokatit, ka vdekur një djalë 26-të vjeçar i icli ka qenë disa ditë pa vetëdije prejse është goditur në kokë me bombë kimike me gaz lotsjellës gjatë kohës së protestave në Ankara më 1 qershor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail