Erdogani patim takim me përfaqësues të demonstruesve antiqeveritarë

Ankara, 14 qershor 2013 (MIA) - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka pranuar mbrëmë në orën 23:00 disa pjesëtarë të grupit, që përfaqëson protestuesit "Solidaritet me Taksim".

Takimi sipas mediave turke ka zgjatur katër orë dhe Erdogani e ka përsëritur qëndrimin për mbajtjen e referenfumit për banorët e Stambollit për projektet në Gezi.

"Duam të dimë çka mendojnë banorët e Stambollit dhe kjo zgjidhje do të jetë shumë e rëndësishme për ne", deklaroi Husein Çelik, zëdhënës i Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Në delegacionin e demonstrantëve ishin 10 njerëz, mes të cilëve edhe përfaqësues të organizatave civile.

Erdogani në takim u pa edhe me përfaqësues të tjerë të demonstrantëve, të cilët ai i përzgjodhi, por ai grup nuk e aprovua nga demonstruesit.

Fillimisht lajmi u mësua përmes rrjetit social "Tuiter", në një mesazh të shkruar në turqisht dhe anglisht. Protestuesit e cilësuan një zhvillim të papritur, sepse erdhi disa orë, pasi kryeministri turk i paralajmëroi të boshatisnin parkun Gezi, në Stamboll.

"Askush nuk mund ta pushtojë parkun. Prandaj durimi ynë po merr fund. Ky është paralajmërimi im. Po u bëj thirrje nënave dhe baballarëve, ju lutem bëni diçka për fëmijët tuaj", tha Erdogan.

Erdogan ka akuzuar forcat e huaja, mediat ndërkombëtare dhe spekulatorët e tregut, të cilët sipas tij po minojnë ekonominë në vendin më të madh mysliman në NATO.

Përleshjet mes policisë dhe protestuesve në park vazhdojnë prej dy javësh dhe  aktivistët janë zotuar se nuk do të largohen nga sheshi Taksim, deri sa qeveria të braktisë planet për rizhvillimin e parkut.

Partia e Erdogan propozoi një referendum për çështjen, i cili nuk do të jetë detyrues, por kryeministri turk u zotua se do të respektojë rezultatin.

Dhuna e policisë turke ndaj protestuesve u shndërrua në një shqetësim ndërkombëtar, veçanërisht për Evropën. Parlamenti Evropian, miratoi dje një rezolutë jo detyruese, që kritikon reagimet e qeverise turke dhe të kryeministrit Erdogan, "i cili me mungesën e vullnetit për të ndërmarrë hapa drejt pajtimit, faljes apo për të kuptuar reagimet e një segmenti të popullsisë turke, kontribuoi në polarizimin e mëtejshëm të situatës".

Erdogan reagoi ashpër ndaj deklaratave të europarlamentarëve, të cilët, në seancë plenare në Strasburg, të mërkurën, i kërkuan qeverisë turke të hetojë rastet e përdorimit të tepruar të forcës.

Ndërsa rezolutën e BE-së, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, e quajti të papranueshme, ashtu si dhe shqetësimet evropiane mbi ngjarjet e fundit në Turqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail