Kryetari i spaozgjedhur i Prishtinës Ahmeti i thotë po bashkëpunimit, jo koalicioneve

Prishtinë, 3 dhjetor 2013 (MIA) - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk pranon të bëjë pazare me subjektet e tjera politike për të siguruar numrat e mjaftueshëm në Kuvendin Komunal. Ai kërkon bashkëpunim me të gjithë që janë të gatshëm të çojnë programin e tij përpara. Edhe në kabinetin e tij nuk premton se do të jetë i tëri nga anëtarë të lëvizjes "Vetëvendosje", informojnë mediat kosovare.

Ahmeti në intervistë për mediat në Kosovë premton se Prishtinën do ta bëjë model të transparencës edhe për komunat e tjera.

Ahmeti ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me secilin subjekt politik në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por jo edhe për ndarjen e qeverisjes me ta. Për të nuk paraqet pengesë fakti se në Kuvendin Komunal të Prishtinës një subjekt tjetër ka shumicën e ulëseve. Ai është shprehur kundër pazareve politike me partitë e tjera në këmbim të drejtorive.

Ai është shprehur se ka përgjegjësi para qytetarit për programin që ka prezantuar, të cilin ka synim ta zbatojë brenda mandatit të tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail