Presidentja dhe kryeminstri i Kosovës ngushëllojnë popullin jugoafrikan

Prishtinë, 6 dhejtor 2013 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për humbjen e ish-presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet "Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore".

"Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit", thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Ndërkaq edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon popullin jugoafrikan, me rastin e vdekjes së ish presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet "Me pikëllim të madh morëm lajmin që simboli i paqes dhe lirisë, ish-presidenti jug-afrikan, Nelson Mandela ndërroi jetë. Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij. Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit".

"Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegram. sn/hr/11:07



###

Vazhdon konferenca rajonale e Majkrosoftit

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - "Impakt i vërtetë për qeverisje më të mirë" është tema e konferencës rajonale e "Majkrosoftit" që mbahet në Shkup, ndërsa në të cilën sot do të mbajë fjalim ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Konferenca mbahet në kuadër të javës të sektorit privat dhe është në organizim të Majkrosoftit në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Republikën e Maqedonisë.

Pjesëmarrës janë ekspertë për zgjidhje për sektorin privat të Majkrosoftit, përfaqësues të qeverive të Maqedonisë, Kosovës, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, IT kompani nga Maqedonia dhe rajoni, të cilët prezentuan praktika më të mira dhe zgjidhje të cilat kanë për qëllim të vetëm përmirësimin e kapacitetit, efikasitetit dhe cilësisë së institucioneve qeveritare dhe njësiteve të qeverisjes lokale.

Përmes pranimit të programeve për Partneritet të hapur për qeverisje, platforma për interoperabilitet, "klaud" teknologjitë më të reja, vendosja e parimeve për siguri kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave personale, sigurohet administratë më efikase, më efektive dhe më kompetitive, që është edhe qëllimi i çdo qeverie, u theksua në konferencë. shk/bsh/8:24



###

Kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore në Biznes forum në Shkup

Shkup, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Mbi 40 kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore do të njihen me mundësitë investuese në Maqedoni në Biznes forumin në Shkup.

Forumi mbahet në organizim të Kabinetit të minsitrit të angazhuar për tërheqjen e investimeve të hauaj, Bill Pavleski dhe Odës ekonomike evropiane për Evropën Qendrore dhe Lindore (EuCham CEE), kryesuar nga kryetari Mikele Orzan.

Në ngjarje do të flasin edhe zëvendëskryeminsitri, Vlladimir Peshevski dhe drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Viktor Mizo.

Oda ekonomike evropiane për Evropën Qendrore dhe Lindore është institucion i organizuar i pavarur, joqeveritar dhe privat me seli në Budapest, Hungari dhe i paraqet interesat e kompanive nacionale dhe internacionale në Evropë, me qëllim të krijimit të mundësive të reja të biznesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail