Bushati: Dera për Shqipërinë në BE është e hapur, duhet vazhduar angazhimi ynë

Tiranë, 6 dhjetor 2013 (MIA) -  Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në ministerialin dyditor të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s ka realizuar takime dypalëshe me homologë të tij të vendeve të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht atyre vendeve që ende po hezitojnë për të deklaruar votën e tyre në vendimin që do të mbajnë në Këshill, mbi statusin e vendit kandidat të Shqipërisë.

"Bëhet fjalë për besueshmërinë e procesit të zgjerimit që komisari për Zgjerim është shumë i interesuar që ta mbrojë dhe ta çojë përpara. Këtu rasti i Shqipërisë është udhërrëfyes dhe ne po punojmë së bashku me Komisionin Evropian, do të shfrytëzojmë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të punuar me vendet anëtare dhe sidomos me vendet anëtare që ende nuk kanë një vendim përsa i përket kandidaturës së Shqipërisë. Dera për ne është e hapur, është e rëndësishme që procesi i reformave, kryesisht i reformave që kanë lidhje me sundimin e së drejtës të vazhdojë me ritme të larta dhe me cilësi të pranueshme", tha Bushati.

Por rrezikimi për zgjerim, duket se nuk është vetëm i Bashkimit Evriopian, por edhe i NATO-s. Takimi dyditor i ministrave të Jashtëm te vendeve të anëtarësuara në të nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse samiti i shtatorit të vitit 2014 do të jetë një samit zgjerimi për katër vendet aspirante, ndër to edhe dy fqinjët tanë Mali i Zi dhe Maqedonia.

"Ministeriali konfirmoi politikën e dyerve të hapura, e cila do të vazhdojë. Natyrisht instruktoi Këshillin për të bërë një vlerësim më të imët për të katër vendet që janë aspirante për anëtarësimin në NATO dhe ky do të jetë një proces i vazhdueshëm", tha Bushati.

Megjithatë politika e dyerve të hapura mbetet kryefjala e takimeve në Bruksel, aty ku pas disa ditësh Shqipëria do të mësojë nëse do të jetë apo jo e hapur për të, për të marrë statusin e vendit kandidat. shk/bsh/12:19



###

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës ngushëllojnë popullin jugoafrikan për vdekjen e Nelson Mandelës

Prishtinë, 6 dhejtor 2013 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për vdekjen e ish presidentit Nelson Mandela.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore. Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit", thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Ndërkaq edhe  kryeministri i Qeverisë së Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon popullin jugoafrikan, me rastin e vdekjes së ish presidentit Nelson Mandela.

"Me pikëllim të madh morëm lajmin që simboli i paqes dhe lirisë, ish presidenti jugoafrikan, Nelson Mandela ndërroi jetë. Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij. Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit. Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegram ngushëllimin e kryeminstrit kosovar. sn/bsh/11:47

###

Presidentja dhe kryeminstri i Kosovës ngushëllojnë popullin jugoafrikan

Prishtinë, 6 dhejtor 2013 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi qytetarët e Afrikës Jugore dhe liderët botërorë për humbjen e ish-presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet "Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-Presidentit të Afrikës së Jugut, nobelistit të paqes dhe promovuesit të të drejtave të njeriut, Nelson Mandela. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të përzemërta për njeriun që njohu shumë vuajtje, por që gjeti guximin dhe kurajën që atë përjetim ta shndërrojë në forcë për të reformuar vendin e tij dhe për të udhëhequr njerëzit e tij drejt pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore".

"Për gjenerata të tëra, përreth gjithë botës, Mandela u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe paqes. Për popullin e Kosovës, që njohu vuajtje të ngjashme, ai përherë do të mbetet inspirim në kërkim të lirisë dhe paqes, demokracisë dhe pajtimit", thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Ndërkaq edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon popullin jugoafrikan, me rastin e vdekjes së ish presidentit Nelson Mandela.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet "Me pikëllim të madh morëm lajmin që simboli i paqes dhe lirisë, ish-presidenti jug-afrikan, Nelson Mandela ndërroi jetë. Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij. Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit".

"Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet në telegram. sn/hr/11:07



###

Operacion policor kundër narkodilerëve në Serbi

Beograd, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Në territorin e mbarë Serbisë filloi një operacion i madh policor i quajtur "Grom" kundër narkodilerëve, njofton sot në mëngjes televizioni shtetëror serb RTS.

Në aksionin, në të cilin marrin pjesë 27 drejtoritë policore në Serbi, arrestohen anëtarë të grupeve të organizuara kriminele, të cilat merren me kontrabandimin e narkotikëve, kumtoi një përfaqësues i Byrosë policore për koordinimin e shërbimeve të sigurisë.

Operacioni zbatohet me urdhrin e zëvendëskryeministrit, Aleksandër Vuçiq.

Pritet të arrestohen disa qindra persona, të cilët merren me këtë aktivitet kriminel, ndërsa më shumë informacione për aksionin do të bëhen të ditura gjatë ditës. shk/hr/10:58



###

Eurodeputetë rumunë kërcënohen me sanskione për Londrën

Bukuresht, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Eurodeputetët rumunë nga radhët e Partisë Socialdemokrate në pushtet paralajmëruan se do të kërkojnë vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Britanisë së Madhe, nëse vendi vendosë masa plotësuese, të cilat do ta kufizojnë qasjen e rumunëve dhe bullgarëve drejt tregut britanik të punës.

"Me vëmendje do të ndjekim nëse do të ketë masa të reja, të vendosura nga ana e Qeverisë së Britanisë së Madhe lidhur me tregun e punës, të cilat do ta vështirësojnë qasjen e punëtorëve nga Evropa Lindore dhe do tÇi drejtohemi Parlamentit evropian dhe Komisionti evropian. Secila masë tjetër, e vendosur prej vitit 2014, paraqet shkelje të marrëveshjeve dhe e lë Britnainë e Madhe jashtë BE-së", deklaroi eurodeputeti rumun, Ivan Katalin.

Ai deklaroi se vendosja e masave të këtilla plotësuese nga 1 janari i vitit 2014 do të çojë drejt reagimit të ashpër në Europarlament nga ana e përfaqësuesve të Partisë rumune socialdemokrate.

Kryeminsitri britanik, Dejvid Kamerun muajin e kaluar kumtoi një seri masash për shtrëngimin e kushteve për qasje drejt sistemit britanik për ndihmë sociale për emigrantë nga BE-ja, për shkak të shqetësimit në rritje në Britani të Madhe se emigrantët nga RUmania dhe Bullgaria po e keqpërdorin sistemin britanik të ndihmës sociale. ab/bsh/8:29



###

Humb jetën një ushtar i KFOR-it në një fatkeqësi komunikacioni në veri të Kosovës

Prishtinë, 6 dhjetor 2013 (MIA) - Një paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka humbur jetën, dhe pesë të tjerë janë lënduar nga një aksident rrugor që kishte pësuar automjeti i tyre në veri të Mitrovicës.

Siç transmetojnë mediat kosovare, sipas një njoftimi nga KFOR-i, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në aksin rrugor Mitrovicë-Rashkë.

Misioni paqeruajtës bën të ditur se nuk ka të dhëna nëse makina të tjera janë përfshirë në këtë aksident.

Sipas medieve serbe, automjeti me të cilin udhëtonin këta ushtarë, ka rënë në lumin Ibër, mirëpo KFOR-i nuk e saktëson këtë gjë në komunikatën e vet.

Shkaku i aksidentit, sipas kësaj komunikate, momentalisht nuk dihet, dhe po hulumtohet nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare. ab/bsh/7:25



###

Përfundoi takimi Thaçi-Daçiq në Bruksel

Prishtinë, 5 dhjetor 2013 (MIA) - Takimi i kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e Baroneshës Kethrin Eshton ka përfunduar.

Para takimit trepalësh, i cili ka zgjatur rreth 3 orë, shefja e diplomacisë evropiane është takuar ndaras me palën kosovare dhe atë serbe.

"Kam takuar dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, për të diskutuar si ta çojmë përpara implementimin dhe elementet të cilat kanë mbetur nga marrëveshja e prillit. Kemi pasur një takim konstruktiv dhe kemi bërë përparim të madh për çështjen e policisë dhe temat e tjera. Jemi pajtuar që t''i vazhdojmë bisedimet javën tjetër më 13 dhjetor", ka thënë Eshton dhe ka paralajmëruar se në bazë të progresit të arritur do ta paraqesë raportin e saj para Këshillit të Evropës më 17 dhjetor.

Ky takim është mbajtur pak ditë pas zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe. mb/mp/19:16



###

Gjermania konsideron se nuk ka ardhur koha për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën e Shengenit


Bruksel, 5 dhjetor 2013 (MIA) -  Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hans-Peter Fridrih deklaroi sot para seancës të Këshillit të BE-së për jurisprudencën dhe punët e brendshme, se Rumania dhe Bullgaria kanë arritur përparim të rëndësishëm lidhur me reformat, të vëzhguara përmes mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll, por ato nuk janë të mjaftueshme nga pikëpamja e kushteve ligjore për hyrje në Shengen, lajmëroi BTA.

“Sipas nesh, ende nuk ka ardhur momenti për ndërprerje të kontrollit pas kufijve për të dy vendet. Në janar do t’i marrin raportet për vendet prej tani e dimë se kanë arritur përparim në raport me reformat  në atë fushë, të cilat megjithatë nuk janë të mjaftueshme kur kanë të bëjnë me kushtet ligjore, të cilat do të lejonin hyrje në Shengen", deklaroi ministri gjerman.

Në raport me përcaktimin e datës për sjellje të vendimit për bashkim të Rumanisë dhe Bullgarisë drejt Shengenit, ai theksoi se “tani për tani nuk mundet të vlerësohet  se kur do të vijë momenti për  bashkim”.

Shqyrtimi i çështjes për zgjerim të Shengenit ishte përfshirë në programin e sotëm të Këshillit të BE-së. sa/hr/16:13


Pak: Në BeH sundon "parregullsi dhe kaos i plotë"

Sarajevë, 5 dhjetor 2013 (MIA) - Tre grupet etnike në Bosnjë e Hercegovinë për asgjë nuk mund të arrijnë marrëveshje dhe situata në vend është shumë e keqe, sundon "parregullsi dhe kaos i plotë", deklaroi Doris Pak, e dërguar speciale në Parlamentin evropian e angazhuar për BeH-në.

Ajo theksoi se ende nuk ka marrëveshje për zbatimin e aktvendimit ndërkombëtar "Sejdiq-Finci", me të cilën duhet të pezullohet diskriminimi nacional në legjislativën zgjedhore dhe pa këtë zgjedhjet e ardhshme në BeH nuk do të pranohen.

Pak, e cila është autore e propozim-rezolutës në BeH, theksoi se nuk ka ndryshuar asgjë dhe se dëshiron ta dorëzojë dokumentin e njëjtë, të cilin e ka parashtruar në maj të këtij viti.

"Bashkimi Evropian në BeH kërkon ndryshim të Kushtetutës, ndërsa është evidente se politikanët e vendit nuk janë në gjendje të bëjnë një hap të këtillë. Nuk respetohen vendimet e gjykatave, korrupsionit ka hyrë në të gjitha poret e jetës, nuk dihet as sa ministra ka në BeH", vlerësoi Pak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail