Artistët "shkrinë barrierat" në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Prizren, 18 shkurt 2014 (MIA) - Skulptorë nga Kosova dhe Serbia kanë shkrirë barrierat përmes shprehjes artistike në përvjetorin e gjashtë të Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të festivalit të skulpturës në akull "Sculp'Ice", të mbajtur në Prizren.

Krahas tyre, në akull kanë krijuar edhe artistë nga vende evropiane, që janë pro dhe kundër kësaj pavarësie, sikurse edhe "vëllezërit" e kosovarëve, që vinin nga Shqipëria dhe Turqia.

E tema rreth së cilës kanë punuar në edicionin e tretë të festivalit të skulpturës në akull ka qenë "Shkrirja e barrierave" që në këto anë ka kryesisht kuptim politik.

Viktor Kiss, skulptor nga Serbia, nuk ka dashur që pranisë së tij në Prizren në 6-vjetorin e pavarësisë t'i jepet ngjyrim politik. Ai ka theksuar se ka ardhur thjesht si artist, për të provuar për herë të parë skalitje në akull. Punimi i tij ka sjellë porosinë se duke e shikuar të kaluarën, është shkatërruar e ardhmja.

Të hënën "vendpunishtja" e tij ka qenë e mbushur plot më vizitorë kosovarë, që festonin ditën, kur 6 vjet më parë Kosova përfundimisht u shkëput nga Serbia.

E Alban Bylykbashi dhe Mirëdita Sejdiaj nga Kosova janë dyshja e parë që krijojnë një skulpturë në "Sculp'Ice". Ata dëshirojnë që me punën e tyre artistike të përçojnë porosinë se të rinjtë e këtij vendi duhet të bashkohen me moshatarët e tyre të Evropës.

Ndërkaq skulptori nga Shqipëria, Benard Lekgegaj, përmes shkrirjes së barrierave çon mesazhin e bashkimit, brenda rajonit dhe me Evropën.

Skulptori José Carlos Cabello Millán, nga Spanja, thotë se nuk ndien ndonjë pengesë për faktin që shteti i tij nuk e ka njohur Kosovën. Ai shprehet i kënaqur që është i pranishëm në shënimin e përvjetorit të shtetësisë së Kosovës dhe performon pranë popullatës kosovare.

Ndërsa artistja norvegjeze, Elisabeth Kristensen, nga fillimi e ka kuptuar se tema e këtij edicioni të "Sculp'Ice" është arti me porosi politike. Sipas saj, koncepti e dallon këtë festival nga simpoziumet e tjera të akullit.

Mirëpo skulptori Tolga Yurtozveri nga Turqia është i bindur se arti nuk bëhet për t'ia bërë qejfin dikujt. Sipas tij, arti është diçka universale që shpeshherë nuk kuptohet nga politika.


Gjatë tri ditëve të "Sculp'Ice", krahas krijimit të skulpturave në akull ka pasur edhe punëtori dhe debate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail