Dautogllu: Ndarja e Ukrainës do ta destabilizonte Euroazinë

Ankara, 7 mars 2014 (MIA) - Çdo rrezikim i integritetit territorial të Ukrainës mund të çojë drejt jostabilitetit në rajonin e Euroazisë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Dautogllu.

Ai shprehu brengosje nga vendimi i djeshëm i Parlamentit në Krime për organizimin e referendumit më 16 mars për bashkimin e kësaj republike autonome ukrainase drejt Rusisë.

"Përjashtimi i çdo grupi etnik ose politik mund të çojë drejt destabilizimit shtesë të vendit dhe të paraqesë kanosje për rajonin e Basenit të Detit të Zi", theksoi Dautogllu në konferencën e përbashkët me homologun e turkmenistanit, Rashid Meredov.

Sipas tij, Gadishulli i Krimesë duhet të mbetet republikë autonome në përbërjen e Ukrainës dhe në paqe midis të gjitha grupeve të saj etnike. Ai ju bëri thirrje autoriteteve të Krimesë të parandalojnë çfarë do lloj aktivitetesh të cilat do të mund t'i rrisnin tensionet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail