Takimi mbarëkombëtar për dramaturgjinë në Teatrin Kombëtar Shqiptar

Tiranë, 15 prill 2014 (MIA) - Ministria e Kulturës së Shqipërisë në bashkpunim me Teatrin Kombëtar  organizon "Takimin Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe" i cili do të mbahet në datën 15-16 prill.

Siç njofton ATSH-ja, në këtë takim marrin pjesë  dramaturgë, regjisorë dhe kritikë të artit skenik nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, ndërsa zhvillohet në  kuadër  të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, i cili u nënshkrua në 13 shkurt të vitit 2014 mes  dy ministrive kulturore të dy vendeve.

Në qëndër të takimit do të jetë diskutimi mbi dramaturgjinë shqipe dhe problemet me të cilat ndeshen autorët. Dilemat dhe problemet që janë evidentuar në shkrimin e veprave teatrore nga autorët shqiptarë, ka dramaturgji të mirë shqipe, apo dramat shqipe nuk vlerësohen ashtu si e meritojnë?

Takimi do të përqëndrohet në disa tema të rëndësishme si:dramaturgjia shqipe dhe temat e rëndësishme të historisë dhe të aktualitetit, teknika e shkrimit dhe dega e dramaturgjisë, teatri dhe drama shqipe, projekt ide "Laboratori i Dramës Shqipe", dramaturgjia shqipe dhe shoqëria, kritika dhe drama shqipe. mp/13:34  



###
###

Trafikantët e 15 viktimave shqiptare të tragjedisë së Tisës dënohen me 55 vjet burgim

Beograd, 15 prill 2014 (MIA) - Kolegji Penal i Dhomës së veçantë të Gjykatës së Lartë të Beogradit ka shpallur dënimin prej 55 vjet e dy muaj burgim për nëntë pjesëtarë të grupit të organizuar kriminal, që ishte marrë me trafikimin ilegal të migrantëve shqiptarë nga Kosova për në Hungari përmes lumit Tisa.

Gjatë kalimit ilegal nëpër këtë lumë, më 14 tetor të vitit 2009 u mbytën në Tisë 15 persona, kryesisht gra e fëmijë.

Josip Gjurasheviq, i cilësuar si organizator i grupit, u dënua me 10 vjet burgim, ndërsa si anëtarë të grupit u dënuan: Goran Maraviq me 7 vjet, Ridvan Destani me 6 vjet e 8 muaj, dhe Dejan Bezeg me 6 vjet burgim.

Atil Shiposhit iu shqiptua dënimi prej 3 vjet e gjysmë, Jovanka Koledinit 3 vjet, Abedin Isenit 4 vjet e 4 muaj, Ardin Isenit 4 vjet e 8 muaj dhe Sabehudin Arifit 10 vjet burgim. mp/13:17

 



###

"Koha ditore": Nis procedura e themelimit të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 15 prill 2014 (MIA) - Ka nisur procedura për themelimin e gjykatës speciale në Kosovë me përbërje ndërkombëtare, e cila do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Autoritetet kosovare i kanë kërkuar Brukselit zyrtar ndihmë për këtë.

Është presidentja Atifete Jahjaga ajo që ka adresuar për në kryeqytetin e Bashkimit Evropian kërkesën për vazhdimin e mandatit të EULEKS-it dhe për krijimin e gjykatës. Në vija të trasha, kreu i shtetit e ka përshkruar se si do të duket ky mekanizëm i drejtësisë.

Në Presidencën e Kosovës, dje ia kanë konfirmuar "Kohës Ditore" nisjen e letrës adresuar baroneshës Kethrin Eshton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri. mb/mp/12:50



###

Borë në më shumë pjesë të Kroacisë dhe BeH-së

Sarajevë/Zagreb, 15 prill 2014 (MIA) - Sarajeva u gdhi nën shtresë të dëborës, borë bie prej mbrëmë dhe nën dëborë janë edhe disa rajone në Kroaci. Në BeH përveç në Sarajevë bie borë edhe në viset malore.

Nga Shërbimi meteorologjik paralajmërojnë reshje dëbore në vendet malore deri në fund të javës.

Për shkak të borës është vështirësuar lëvizja në autostrada ku nëpër rrugë ka borë prej dy deri në pesë centrimetra.

No Kroacia në Biokovë kanë rënë shtatë centimetra borë, ndërsa mbetjet e borës në vendet malore janë edhe deri në gjysëm metër, njoftojnë mediat kroate. mb/mp/11:51



###

Tre persona janë vrarë në një sulm të armatosur në Stamboll

Stamboll, 15 prill 2014 (MIA) - Tre persona janë vrarë sot, ndërsa dy janë plagosur në një sulm të armatosur, të kryer në qarkun e Stambollit.

Njëri nga të plagosurit është ish deputet i Partisë Atdhetare Adnan Jëlldëz. Në sulm janë vrarë gruaja e tij dhe vajza.

Dy persona kanë hapur zjarr ndaj automobilit të Jëlldëzit, në të cilin sipas informatave të pakonfirmuara ka pasur shumë të madhe të parave, të cilat është dashur të ndërrohen në këmbimore.

Jëlldëz është hospitalizuar, ndërsa policia kryen hetim për pastrimin e rastit. sa/mp/10:49



###

Ekspress: Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, punësohet nga kompania për të cilën kishte lobuar

Prishtinë, 15 prill 2014 (MIA) - Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, që loboi për ndërtimin e autostradës me vlerë prej 820 milionë euro, ka marrë një post në gjigandin amerikan të ndërtimeve, të cilit i siguroi kontratën fitimprurëse.

Dell, një diplomat karriere, i emëruar nga Barak Obama për të përfaqësuar SHBA-në në Prishtinë, është punësuar nga kompania "Bechtel Corporation", të cilën e ndihmoi që të fitonte një kontratë për të ndërtuar autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Ai tani do jetë menaxheri për Afrikën në këtë kompani, disa muaj pasi i dha fund karrierës prej tre dekadash në Departamentin e Shtetit.

Por punësimi i tij në firmën më të madhe të ndërtimeve në Amerikë, do të nxisë një debat në lidhje me projektin e shumëdebatuar, të quajtur edhe Rruga e Kombit.

Piter Feith, një diplomat i lartë i BE-së në kohën kur u nënshkrua kontrata, e pati kritikuar mënyrën se si diplomati amerikan loboi për të. Madje ai pati bërë thirrje për një hetim.

Ai e akuzonte Dell se kishte fshehur informacionet për kontratën me Bechtel, duke theksuar se ka lobuar që Kosova të pranojë një marrëveshje jo të arsyeshme, e cila e vendos në një presion të madh buxhetin e vendit të ri.

Sipas një raporti të britanikes Gardian e cila i referohet rrjetit për gazetari hulumtuese "BIRN", shkruhet se është e zakonshme që ambasadorët perëndimorë të lobojnë për interesat e biznesit të kompanive nga vendet e tyre, por është e pazakontë për një diplomat që të marrë një post të rëndësishme në kompani të mëdha pasi ka siguruar për to kontrata fitimprurëse.

Feith, që kishte punuar për vite me radhë bashkë me Dell, thotë se kishte shqetësime të mëdha për kontratën.

Por kur ai kërkoi informacion për kontratën, kjo iu refuzua.

"Informacioni nuk u dha dhe krejt papritur ne ishim para faktit të kryer që kontrata ishte mbyllur", tha ai për Gardian.

Feith shprehet se këto para duhej të shkonin për të luftuar papunësinë në Kosovë, e cila ishte në nivelin prej 40 përqind.

Andrea Kapusela, që në atë kohë ishte kreu i departamentit ekonomik nën varësinë e Feith, thotë se punësimi i Dell në këtë kompani ngre pikëpyetje serioze mbi të gjithë projektin.

Kjo kontratë ishte irracionale për Kosovën dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Departamenti i Shtetit do bënte mirë që të hetonte", theksoi ai.

Feith nuk pranoi që të komentonte punësimin e Dell, por tha se është e nevojshme që të ketë një hetim për këtë kontratë, edhe pse nuk e specifikoi se kush duhet ta bëjë këtë hetim.

Edhe në Kosovë ndodhi si në Shqipëri.

Oferta fillestare për autostradën ishte 400 milionë euro. Më pas çmimi u rrit në 660 milionë euro për 102 kilometër rrugë. Në fund, i gjithë projektoi kushtoi 820 milionë euro për vetëm 77 kilometër.

Sa për krahasim, buxheti i Kosovës në vitin 2012 ishte 1.5 milairdë euro.

Autostrada përfundoi vitin që shkoi, ndërkohë që një burim ka konfirmuar se EULEKS ka nisur hetimet për marrëveshjen për ndërtimin e saj. mb/mp/8:06



###

Kosova dhe Shqipëria me oferta të përbashkëta turistike

Prishtinë, 15 prill 2014 (MIA) - Kosova dhe Shqipëria kanë organizuar dje në Gjakovë një takim me biznesmenë të të dy vendeve për të bashkëpunuar në sferën e turizmit  e në hartimin e paketave të ndryshme të turizmit.

Siç njofton ATSH-ja, mbështetje për zhvillimin e përbashkët, përmes këtyre bizneseve ka dhënë edhe zëvendës ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit në Shqipëri, Alfred Dalipi, i cili ka premtuar se do të mbështeten të gjitha nismat e përbashkëta që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria.

"Jemi këtu për t’i hapur rrugë një masterplani për zhvillimin e Alpeve", tha Dalipi, i cili foli edhe për projektin "Montal" që do të krijojë shtigje për çiklistë dhe këmbësorë në tre shtetet, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. "Është e rëndësishme që ne të krijojmë pika të reja të legjitimuara kufitare që do të mundësonin që me lehtësi turistët ta kalonin kufirin", theksoi Dalipi.

Biznesmenet u pritën dhe nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se "është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të dalin me një treg të unifikuar e të përbashkët turistik".

Më pas eksperti i turizmit, i kontraktuar nga USAID-i, Jack Delf, ka prezantuar projektin e "Krijimit të itinerareve të reja për Ballkanin Perëndimor".

Biznesmenët vizituan zonat turistike e kulturore në komunat e Gjakovës e Deçanit, ndërsa sot do ta vizitojnë zonën turistike të Valbonës në Shqipëri. mp/8:13 

 

 



###

Izetbegoviq kërkon nga BE-ja qasje më fleksibile

Mostar, 14 prill 2014 (MIA) - Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq sot shfaqi shpresë se Bashkimi Evropian do të propozojë qasje shumë fleksibile për fillimin e negociatave me Bosnjë e Hercegovinën, lajmëroi HINA.

"Nuk mund të shkojmë më tutje përderisa nuk e zgjidhim rastin "Sejdiq-Finci". Besoj se në BE po rritet pjekuria, e cila do të çojë drejt qasjes shumë më fleksibile", theksoi Izetbegoviq në Sarajevë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për pritjet e tij nga takimi i sotëm në Luksemburg të ministrave të jashtëm të Unionit.

Ai aludoi në Gjykatën evropiane për të drejta të njeriut, ku po shqyrtohet rasti "Sejdiq-Finci", me të cilin kërkohet nga BeH ta ndryshojë ligjin zgjedhor dhe ta mënjanojë dispozitën kushtetuese diskriminuese, me çka do t'u mundësohej pjesëtarëve të të gjitha pakicave etnike të kryejnë funksione të larta shtetërore.

Ai theksoi se nuk sheh arsye përse vendit të tij nuk do t'i lejohej qasja drejt fondeve-IPA, me të cilat do të mundësohej implementimi i reformave të nevojshme dhe do të nxitej punësimi i të rinjve. ab/bsh/20:06



###

Deficiti buxhetor i Greqisë vitin e kaluar arriti 12,7 për qind nga BPV-ja

Athinë, 14 prill 2014 (MIA) - Vitin e kaluar deficiti buxhetor i Greqisë është 23,1 miliardë euro, duke arritur 12,7 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor grek (BPV).

Borxhi i përgjithshëm i Greqisë ka qenë 318,7 miliardë euro ose 175,1 për qind nga BPV-ja, kumtoi Instituti statistikor grek (ELSTAT).

Në vitin 2012 decifiti arrinte 8,9  për qind nga BPV-ja, ndërsa borxhi 157,2 për qind nga BPV-ja.

Për vitin 2013 Bruto Prodhimi Vendor i Greqisë ka arritur 182,1 miliardë euro, duke shënuar rënie prej 5,8 për qind në krahasim me vitin 2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail