15-vjetori i eksodit kosovar - Shqipëria dhe Kosova me dimension të ri bashkëpunimi

Kukës, 16 prill 2014 (MIA) - Pesëmbëdhjetë vjetori i eksodit të mijëra familjeve kosovare të larguara nga vendi për shkak të luftës që shpërtheu në Kosovë në vitin 1999 u përkujtua sot me një sërë aktivitetesh në qytetin e Kukësit. Me këtë rast në Pallatin e Kulturës së qytetit po mbahet konferenca "Nga eksodi tek partneriteti strategjik", me pjesëmarrjen e delegacioneve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës. Punimet e konferencës nisën me një dokumentar, si një reflektim mbi atë që ndodhi me eksodin 15 vjet më parë.

Në fjalën hapëse në konferencë, siç njofton ATSH ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati tha se 15 vjet më parë një milion shqiptarë u detyruan të linin atdheun, nën kërcënënimin e dhunës dhe gjenodit, nga aparati shtetëror i Serbisë.

"Në ato kohëra të errëta kur rajoni përjetonte pasojat katastrofike të politikave shoviniste të dhunës, kur dukej se gjithçka ishte humbur, shpirti i shqiptarit nuk u përkul, por përkundrazi, i tregoi botës çdo të thotë mikpritje e vëllazërim, dhe mbi të gjitha tregoi se ç'do të thotë të kesh shpirt human", tha ministri Bushati.

Ai nënvizoi se të gjithë u prekën nga eksodi, një dhimbje me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, ku të  gjithë kontribuan për lehtësimin e saj, sipas mënyrës dhe mundësisë. "Sot ne jemi mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare për të konfirmuar vlerat tona europiane dhe për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë ndaj partnerit tonë strategjik SHBA-së, NATO-s dhe  BE-së, pasi nga ndërhyrja e tyre në mënyrë të sinkronizuar u ndal spastrimi etnik, duke krijuar shtratin dhe kushtet e nevojshme për orientimin euroatlantik të rajonit tonë", theksoi ministri i jashtëm shqiptar.

Bushati nënvizoi se pas 15 vitesh, më 11 janar të këtij viti, dy vendet i dhanë udhë projekteve të përbashkëta. "Forma e re e bashkëpunimit, e institucionalizuar në Prizren është jetike për ne, stabilizuese për rajonin dhe të ardhmen tonë euroatlantike", theksoi ai. Një nga hapat e bashkëpunimit mes dy vendeve ai veçoi marrëveshjen e interkonjeksionit, që lidhet me ndërtimin e 'autostradës energjitike' me Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe marrëveshjet për tregtinë dypalëshe, në fushën e politikës së jashtme, në kulturë, arsim, etj.

Po ashtu, Bushati nënvizoi se qeveritë e dy vendeve po punojnë që të përputhin vizionin e tyre në bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, si një parakusht në proceset integruese euroatlantike.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e konsideroi konferencën kushtuar 15-vjetorit të eksodit kosovar, si 'një pikëtakim i dy qeverive dhe i dy elitave politike, intelektuale e kulturore të dy vendeve". Por, mbi të gjitha, tha ai ky moment "është një pikëtakim i fatit dhe i të ardhmes sonë të përbashkët".

"Para 15 vitesh, kur qytetarët e Kosovës ishin para asgjësimit fizik nga regjimi serb ishte Kukësi dhe kuksianët, por dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë, çdo familje shqiptare, që pranoi, strehoi dhe hapi dyert e bujarisë. Sot jemi këtu të falenderojmë Kukësin e kukësianët, por dhe çdo qytet e qytetar të Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore në vitin 199", tha ministri Hoxhaj.

Por, vijoi ai, sot jemi  këtu që të falenderojmë shtetin shqiptar për mbështetjen e tij në luftën tonë për liri e pavarësi, si dhe për mbështjen dhe ndihmën në ndërtimin e Kosovës evropiane". mb/hr/13:19



###

Numri i refugjatëve sirianë në Turqi është mbi 900.000

Ankara, 16 prill 2014 (MIA) - Numri i refugjatëve sirianë në Turqi është mbi 900.000, kumtoi Drejtoria turke për menaxhim gjatë katastrofave dhe gjendjeve të jashtëzakonshme.

Shefi i drejtorisë Fuat Oktaj theksoi se numri i refugjatëve nga Siria, të sistemuar në kampet e refugjatëve është 224.000. Ai deklaroi se në kampet e refugjatëve për momentin janë orientuar drejt nevojave të refugjatëve jashtë kampeve.

Oktaj tha se numri më i madh i refugjatëve sirianë jetojnë në qarqet turke që kufizohen me Sirinë.

Ndihma ndërkombëtare, e cila deri më tani na është ndarë për refugjatët sirianë, arrin 200 milionë dollarë, ndërsa Drejtoria për menaxhim me katastrofa dhe gjendjet e jashtazkonshme ka shpenzuar 2,5 miliardë dollarë", tha Oktaj.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për bashkëpunim më të madh në lidhje me refugjatët sirianë. mb/hr/13:08



###

Zhozep Dol: Në Ballkan gjendja është shpërthyese, Evropa duhet të reagojë

Strasburg, 16 prill 2014 (MIA) - Zhozep Dol, kryetari i grupit më të madh politik në Parlamentin evropian - Partitë popullore, në intervistën e sotme për gazetën ditore të Strasburgut "DNA" i paralajmëron eurodeputetët e ardhshëm se duhte ta marrin përgjegjësinë për Ballkanin, të mësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

"Ata (eurodeputetët e ardhshëm) së shpejti duhet të vetëdijësohen për atë që po ndodh në Ukrainë. E gjithashtu edhe në Ballkan! Në Ballkan është shpërthyese!", thotë Zhozep Dol.

"Nëse nuk vendoset shteti juridik atje, do të vazhdojë banditizmi i madh, oligarkia dhe korrupsioni. Kjo është e pamundur të kontrollohet. Nëse kjo vazhdon, atje do të na ndodhë revolucion dhe shpresoj se nuk do të ketë luftë", konstaton me keqardhje eurodeputeti francez.

"Këtë na e tha shumë qartë nga fundi i marsit presidenti amerikan Barak Obama, kur erdhi në Bruksel: 'Ballkani është problem i Evropës, e jo i SHBA-së'", shtoi ai.

Zhozep Dol hoqi dorë nga mandati i eurodeputetit, por ai mbetet në politikë si kryetar i partive popullroe evropiane. ab/mp/12:37



###

Dënim me burg të përjetshëm për dy grekë për shkak të vrasjes së një emigranti

Athinë, 16 prill 2014 (MIA) - Dy grekë janë dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një punëtori 27 vjeçar - pakistanezin Sahzat Luman në lagjen athinase Petralleona para një viti.

Gjykata unanimisht solli aktvendim për Dionisis Likopullos dhe Kristos Sterigopullos, duke e pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e tyre.

Sipas aktvendimit të dytë kanë kryer vrasje në gjendje stabile mendore dhe  i kanë shkaktuar shtatë goditje me thikë viktimës. Ata  bashkërisht kanë vendosur t'ia marrin jetën një të huaji të pafajshëm. Kush e ka shkaktuar goditjen vdekjeprurëse nuk është e rëndësishme, me rëndësi është që të dy kanë dashur ta bëjnë këtë që nga fillimi, theksohet në aktvendim. sn/mp/11:07

###

Bora mbulon Dibrën, Pukën dhe Korçën

Tiranë, 16 prill 2014 (MIA) - Zonat e qarkut të Dibrës, Pukës dhe Korçës janë mbuluar nga dëbora ditën e sotme. Në të gjithë Shqipërinë temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, edhe pse jemi në stinën e pranverës.

Siç citojnë mediat,  në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës arrin 30 cm, ndërsa në zonat e thella të Dibrës shkon edhe deri në 40 cm.

Reshje të dendura dëbore janë regjistruar edhe në Korçë, në zonat rurale dhe ato urbane.

Si pasojë e reshjeve ka pasur probleme edhe me qarkullimin rrugor në disa zona të Dibrës.

Reshjet e dendura të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona, ku është ndërprerë energjia elektrike. mp/9:34

 



###

Shtyhet votimi për Gjykatën Speciale në Kosovë

Prishtinë, 16 prill 2014 (MIA) - Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Arsye për këtë, siç njoftojnë mediat vendore,  është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.

Letra e konfirmimit është paralajmëruar se do të arrijë bredna ditës së martë, por ajo ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në presidencë, bënë të ditur "Tribuna".

"Letra e Eshton ende nuk ka arritur. Presim që pas ftesës tonë të marrim edhe konfirmimin nga zyrtarja e lartë e BE-së", ka thënë këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo situatë e bën pothuajse të pamundur që këtë të enjte deputetët të votojnë për këtë dokument, ndërsa opsion tani mbetet java e ardhshme.

Një arsye më shumë për këtë është se deputetët krahas EULEX-it dhe gjykatës duhet të votojnë edhe për 12 ligje të cilat duhet të hyjnë në plotësim/ndryshim.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë gazetës Tribuna se, Ministria e Drejtësisë ende nuk është e gatshme sa i përket harmonizimit të amendamenteve për këto ligje, prandaj sipas tyre duhet të pritet deri javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kur është pyetur për këtë çështje, vetëm ka konfirmuar se do të ketë votim edhe për ligjet.
komente
0
Share
1
Tweet
0
Share

Arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.
Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

Arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.

Letra e konfirmimit është paralajmëruar se do të arrijë më së largu deri të martën, por ajo ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në presidencë, bënë të ditur “Tribuna”.

“Letra e zonjës Ashton ende nuk ka arritur. Presim që pas ftesës tonë të marrim edhe konfirmimin nga zyrtarja e lartë e BE-së”, ka thënë këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo situatë e bën pothuajse të pamundur që këtë të enjte deputetët të votojnë për këtë dokument, ndërsa opsion tash mbetet java e ardhshme.

Një arsye më shumë për këtë është se deputetët krahas EULEX-it dhe gjykatës duhet të votojnë edhe për 12 ligje të cilat duhet të hyjnë në plotësim/ndryshim.

Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë gazetës Tribuna se, Ministria e Drejtësisë ende nuk është e gatshme sa i përket harmonizimit të amendamenteve për këto ligje, prandaj sipas tyre duhet të pritet deri javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kur është pyetur për këtë çështje, vetëm ka konfirmuar se do të ketë votim edhe për ligjet. mp/9:04

 



###

Aeroplanë turq e çrregulluan hapësirën ajrore mbi Athinën

Athinë, 16 prill 2014 (MIA) - Katër aeroplanë të armatosur turq dje kanë ndërhyrë në hapësirën ajrore mbi Athinën pa grafikon për fluturim. Që në të dy rastet ata janë ndeshur me gjuetarë grekë.

Një helikopter turk dje gjithashtu e ka prishur zonën për fluturim mbi Athinën. Helikopteri ka fluturuar nga një anije ushtarake turke.

Aeroplanët turq janë ndeshur nga aviacioni ushtarak grek. ff/mp/8:37



###

Emiratet e Bashkuara Arabe hapin mision diplomatik në Qipro

Nikozi, 16 prill 2014 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) së shpejti do të hapin mision diplomatik në Nikozi.

Vendimi është publikuar dje pas bisedimeve në Abu Dabi të presidentit të Republikës së Qipros me trashëguesin e fronit të emiratit.

Zëdhënësi qeveritar qipriot deklaroi se vendimi është hap i rëndësishëm për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Qipros dhe EBA-së. Ai tha se ka interesim për investim në Qipro nga ana e EBA-së. ff/mp/8:05



###

Shqipëria merr debi edhe nga Banka Botërore

Tiranë,16 prill 2014 (MIA) - Pas huasë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare pritet të marrë edhe një hua tjetër, kësaj radhe nga Banka Botërore.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pohoi se nga fundi i majit pritet të arrihet marrëveshje me BB-në për kredinë, e cila do të përdoret për përmirësimin e situatës energjetike në vend.

"I kemi relaksuar raportet dhe kemi marrë hua nga FMN-ja. Meqë konsiderojmë se i plotësojmë të gjitha parakushtet shpresojmë se nga fundi  i majit, Bordi i BB-së do të marrë vendim pozitiv që të na japë kredi", deklaroi Cani.

FMN-ja i miratoi Shqiprisë hua në vlerë prej 330,9 milionë euro, ndërsa nga BB qeveria e Edi Ramës shpreson që të marrë 220 milionë dollarë.

Në vijim janë edhe bisedimet me KE-në për kredi në vlerë prej 50 milionë eurosh. Lidhur me transhën e parë të huasë së FMN-së, Cani thotë se ajo vonon vetëm për motive teknike.

Sipas Canit, pas kërkesës së dorëzuar, 25-26 milionët e para pritet të arrijnë këto ditë. Sipas Bankën Qendrore, borxhi i jashtëm i Shqipërisë në fund të vitit të kaluar ka arritur nivel prej 5,7 miliardë eurosh. mb/mp/8:08



###

"Eksodi ’99", dy qeveritë Shqipëri-Kosovë mblidhen sot në Kukës

Tiranë, 16 prill 2014 (MIA) - Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe. 

Një risi përkujtimi, pasi nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Do ketë konferencë në kujtim të eksodit ku do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi dhe ministrat e jashtëm, të arsimit e të kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës. 

Në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara. mb/mp/8:00



###

Arrestohet Gert Pashja, i shpallur në kërkim për rekrutimin e luftetarëve për në Siri

Tiranë, 15 prill 2014 (MIA) - Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin shqiptzar Gert Pashja, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, ku u godit një grup personash që rekrutonin luftëtarë për në Siri, njofton ATSH-ja.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara në Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe autoritetet ligjzbatuese turke, bënë të mundur gjetjen dhe kapjen e  shtetasit Gert Isuf Pashja”.

“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për veprën penale të 'Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste' dhe atë të 'Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste', të parashikuar nga neni  231 dhe 232/a të Kodit Penal. Për shtetasin Gert Isuf Pashja, vjeç 30,  banues në Peqin sot, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda  Nr 108 datë 10.03.2014 përmes të cilit ndaj këtij shtetasi është caktuar masë sigurie arrest me burg”, thuhet në njoftimin. bsh/20:20

###

Rumania pohon se i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në eurozonë

Bukuresht, 15 prill 2014 (MIA) - Rumania për herë të parë i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në eurozonë, që shihet nga rritja e investimeve të huaja kohëve të fundit, deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Gjorgje Çamba.

Ai theksoi se anëtarësimi i Rumanisë në Bashkimin Evropian ka kontribuuar për përforcimin e proceseve reformuese, modernizimin e shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik. Çamba theksoi se në vitin 2004 bruto prodhimi vendor i Rumanisë ishte 80 miliardë euro, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 140 miliardë euro.

"Në shtatë vitet e fundit pasi u bë Rumania anëtare e BE-së, vendi dha mjaft kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Evropës dhe është pjesëmarrëse aktive në mekanizmat e koordinuara ekonomike të BE-së dhe në masat për ripërtëritjen e ekonomisë", theksoi Çomba. shk/bsh/17:04



###

Zgjedhje presidenciale në Turqi më 10 gusht

Stamboll, 15 prill 2014 (MIA) - Komisioni Zgjedhor turk vendosi që zgjedhjet presidenciale në vend të mbahen më 10 gusht, ndërsa nëse asnjë prej kandidatëve nuk zgjedhet në rrethin e parë, më 24 gusht do të mbahet proces i dytë zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në të cilat qytetarët  do ta zgjedhin presidentin e Turqisë, sepse deri tani shefin e shtetit e zgjidhte Parlamenti. Mandati i presidentit të ri do të zgjatë pesë vite.

Mandati shtatëvjeçar i presidentit aktual Abdullah Gjul përfundon më 28 gusht.

Në zgjedhje, gjithashtu, do të mund të votojnë edhe rreth dy milionë qytetarë turq, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Kandidatët për president të Turqisë do bëhen të ditur nga fundi i muajit të ardhshëm. sn/bsh/15:42

###

Papunësia në Turqi në janar 10,1 për qind

Ankara, 15 prill 2014 (MIA) - Shkalla e papunësisë në Turqi në janar ka qenë 10,1 për qind, publikoi "Hyriet dejli njuz", duke iu referuar të dhënave të Institutit turk për statistikë.

Numri i papunësisë në muajin e parë të vitit është zvogëluar për 0,5 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit 2013.

Në dhjetor të vitit 2013 papunësia në vend ishte dhjetë për qind.

Numri i papunësisë në Turqi në janar ka qenë 2,84 milion, ndërsa numri i të punësuarve 25,19 milionë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail