EULEKS i padëshiruar nga serbët e veriut

Mitrovicë, 16 prill 2014 (MIA) - Komuna e Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe e Zveçanit, kanë suspenduar sot bashkëpunimin me Policinë e EULEKS-it, duke e shpallur si të padëshiruar në territorin e tyre, bëhet e ditur pas një kumtese që u është dërguar mediave serbe.

Këtë hap këto komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, siç njofton FoNet, e kanë ndërmarr për shkak të gjoja përcaktimeve automatike të dënimit me paraburgim “të cilat po i shqetësojnë qytetarët e kësaj pjese të Kosovës”.

Këto bashkësi lokale, transmeton Telegrafi, besojnë se pas aksionit të fundit në të cilin “bashkëqytetari i tyre praktikisht është rrëmbyer derisa po shkonte në vendin e punës”, është bërë “praktikë e përcaktimit të paraburgimit 30-ditësh të të gjithë atyre që policia e EULEKS-it i arreston”.

Në kumtesë theksohet se në veri të Kosovës nuk ka më avokatë që mund t`i mbrojë qytetarët, sepse “sjellja e këtij misioni ( e EULEKS-it) është e tillë që edhe avokatët të jenë shënjestër e tyre”.

Përfaqësuesit e këtyre komunave parashohin se nëse vazhdon ky trend i arrestimeve, “burgu i Mitrovicës nuk ka kapacitet për t`i zënë të arrestuarit, transmeton KP.

Sipas kumtesës, këto komuna kërkojnë “ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve dhe krijimin e kushteve për zbatimin e të drejtës”, përkatësisht “të mos arrestohet askush derisa të mos bëhet integrimi i gjyqtarëve serbë”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail