Tetë të mbytur gjatë fundosjes së një anijeje me emigrantë pranë bregut turk

Athinë, 16 prill 2014 (MIA) - Tetë persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë mbytur, ndërsa pesë rezultojnë të zhdukur, pasi një anije, e cila ka transportuar emigrantë drejt Greqisë është fundosur sot në afërsi të bregut perëndimor të Turqisë.

Nuk dihet se cilit nacionalitet i përkasin njerëzit në anije, por mediat theksojnë se me siguri bëhet fjalë për sirianë.

Pas fatkeqësisë tre persona janë shpëtuar dhe janë transferuar në një spital të qytetit turk Izmir.

Udhëtimi në Detin Mesdhe shpesh herë është shumë i rrezikshëm dhe më shumë qindra emigrantë çdo vit e humbin jetën.

Turqia, e cila sipas të dhënave të Qeverisë ka strehuar rreth 900.000 sirianë të cilët e kanë braktisur vendin e tyre për shkak luftës civile, u bë qendër për emigrantë të cilët kërkojnë rrugë drejt Evropës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail