Bullgaria paralajmëroi se "do të luftojë" për "Rrjedhën Jugore"

Sofje, 17 prill 2014 (MIA) - Bullgaria planifikon që të luftojë për realizimin e projektit "Rrjedha jugore" dhe konsideron se në rast të vendosjes së sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, është e domosdoshme miratimi i mekanizmit financiar për kompensime të shteteve, të cilat do të mund të pësojnë dëm, deklaroi sot ministri bullgar i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dragomir Stojnev.

"Në qoftë se Partia Popullore Evropiane i fitoi zgjedhjet në BE, 'Rrjedha jugore' do të mund të ndërpritet dhe ne do të humbim mijëra vende pune, investime më shumë milionëshe, ndërsa gjithashtu edhe dërgesa të sigurta të gazit natyror për ekonominë tonë", paralajmëroi Stojnev.

Ai theksoi se Rusia është partner strategjik i Bullgarisë dhe shtoi se Sofja do t'i realizojë vendimet e Komisionit Evropian, por do të luftojë që vendimi eventual për sanksionet të harmonizohet me të gjitha palët e interesuara.

Njëkohësisht, radioja bullgare "Fokus" e transmetoi deklaratën e përfaqësueses zyrtare të eurokomisarit për energjetikë Sabine Berger se realizimi i projektit "Rrjedha Jugore" kërkon negociata politike.

"Në këtë moment negociata politike nuk zhvillohen, gjatë këtij viti janë mbajtur dy takime të grupeve të punës për 'Rrjedhën jugore' në nivel teknik", tha Berger.

Ajo shtoi se grupi i punës është i obligueshëm t'i caktojë kufijtë juridik të funksionimit të gazsjellësit "Rrjedha jugore" në territorin e BE-së, të cilët duhet t'u përgjigjen nevojave evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail