Uillson: Putini ndoshta i ka ndihmuar Malit të Zi që të marrë ftesë për në NATO

Podgoricë, 22 prill 2014 (MIA) - Nënkryetari i  Këshillit atlantik amerikan, Dejmon Uillson reagimin e ashpër të Moskës, lidhur me vizitën e paradokoshshme të kryeministrit Milo Gjukanoviq në SHBA dhe NATO e vlerësoi si presion intensiv.

"Mendoj se (presidenti rus Vlladimir Putin) ndoshta i ka ndihmuar Malit të Zi të marrë ftesë për anëtarësim në NATO", theksoi Uillson duke shtuar se kryeministri malazez Gjukanoviq gjatë vizitës së paradokosshme në Uashington "ka kryer punë të shkëlqyer", duke e treguar fotografinë e Malit të Zi, e cila është e gatshme të jetë aleate e SHBA-së dhe NATO-s.

"Mendoj se ka bërë shërbim të madh për vendin e tij, me bisedë të hapur dhe të sinqertë për sfidat, me të cilat Mali i Zi përballet me plan të brendshëm", theksoi Uillson.

Ai reagimin e ashpër të Moskës zyrtare  me rastin e vizitës të Gjukanoviqit në SHBA e vlerësoi "si zhvillim të ri të situatës dhe presionit intensiv".

"Putin praktikisht shpall luftë për përparimin e Evropës pas Luftës së Ftohtë. Bëhet fjalë për shumë akuza të padrejta, konsideroj se Mali i Zi aspak nuk është anti-ruse e prirur. Mali i Zi qartë vendos në dijeni se dëshiron  një të ardhme të bazuar në institucionet demokratike dhe tregun e lirë", deklaroi Uillson.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail