MPJ-ja qipriote me kritikë për deklaratën e Erogllut për zgjidhjen e shpejtë të çështjes qipriote

Nikozia, 23 prill 2014 (MIA) - Ministria qipriote e Punëve të Jashtme e vlerësoi si "manovër propaganduese" deklaratën e liderit të turqëve qipriotë, Dervish Erogllu pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun se është e mundur gjatë këtij viti të arrihet zgjidhje e konfliktit me dekada midis ishullit të ndarë.

Ministri qipriot i Punëve të Jashtme, Joanis Kasiludis deklaroi sot për gazetën "Filelefteros" se deklarata e Erogllut është dhënë "që të bëhet shou" ose që të krijohet përshtypja se gjërat për çështjen qipriote janë duke shënuar progres për momentin, kur dihen pozitat e ekspozuara në tryezën e negociatave, ndërsa të cilat nuk tregojnë për progres.

"Nuk dëshiroj të akuzoj askënd, të gjithë e dinë se çfarë bisedohet në negociata, çfarë është e pranueshme dhe çfarë absurde", deklaroi Kasulidis dhe shtoi se pala turke po përpiqet të krijojë atmosferë euforike rreth mundësisë për zgjidhjen e shpejtë të çështjes qipriote të këtyre negociatave, të cilat janë ripërtërirë më 11 shkurt pas pothuajse ndërprerjes dyvjeçare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail