Eshton: Vendimi për gjykatën e forcon sundimin e ligjit

Bruksel, 23 prill  2014 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton, e ka përshëndetur vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e gjykatës speciale.
 
"E mirëpres votimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës,  që e mbështet tranzicionin e mandatit të EULEX-it dhe e konfirmon përkushtimin për krijimin e gjykatës speciale, për të gjykuar lidhur me raportin në vitin 2011 për akuzat nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës", thuhet në deklaratën e Eshton dërguar mediave.
 
Mëtutje, ajo thekson se "e lavdëron qeverinë dhe anëtarët e parlamentit për udhëheqjen e tyre dhe përkushtimin për drejtësi, të demonstruar nëpërmjet asaj që ne e kuptojmë se është vendim i vështirë dhe i ndjeshëm".
 
Eshton konsideron se vendimi i sotëm nga deputetët e Kuvendit të Kosovës "do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do ta përmirësojë kredibilitetin e imazhit të vet ndërkombëtar".
 
"Duke e marrë një vendim të tillë, liderët e Kosovës e kanë zgjedhur të ardhmen më të mirë evropiane për Kosovën dhe shtetasit e saj", tha Eshton dhe ka shtuar se "BE-ja do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm për Kosovën në rrugën e saj evropiane".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail