Modeli i Krimesë mund të zbatohet edhe në qytetin e Himarës, vlerëson SHISH

Tiranë, 24 prill 2014 (MIA) - Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë e përmend mundësinë që modeli i Krimesë të zbatohet edhe në qytetin e Himarës.

"Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukrainë", tha  kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika para komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku për më shumë se katër orë ka raportuar në lidhje me raportin vjetor të këtij Shërbimi.

Burime nga ky komision kanë bërë të ditur se ka qenë deputetja demokrate, Mesil Doda ajo që e ka pyetur kreun e SHISH-it nëse kishte dijeni se, "nëse me reformën e re administrative Himara shpallet zonë më vete, a ekziston mundësia edhe në informacionet tuaja dhe në logjikën që ju ndiqni, që ata të ndjekin eksperiencën e Krimesë?".

Kjo pyetje gjithashtu ka sjellë reagimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë kërkuar që ajo të shmangej, pasi nuk ishte objekt i rendit të ditës. Por pavarësisht kësaj ndërhyrjeje, kreu i SHISH-it i është përgjigjur pyetjes së Dodës, duke pohuar se "nga informacionet tona, ka edhe tendenca për të shfrytëzuar precedentin e Krimesë, nëse ndodh…".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail