Të paktën katër të vdekur gjatë një fatkeqësie në një minierë në Turqi (PLT)

Stamboll, 13 maj 2014 (MIA) - Të paktën katër minatorë e humbën jetën sot gjatë një shpërthimi dhe një zjarri në një minierë për thëngjill në qarkun perëndimor turk Manisa, kumtoi deputeti turk Muzafer Jurtash nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

Ai për televizionin turk NTV deklaroi se nga miniera janë nxjerrë trupat e katër minatorëve, ndërsa 20 të tjerë janë dërguar në spital.

Paraprakisht, përfaqësuesi i pushtetit lokal të Somas, Mehmet Bahatin Atça deklaroi se në fatkeqësi jetën e humbi një minator, ndërsa 20 janë lënduar.

Atça theksoi se zjarri ka shpërthyer pas shpërthimit të shkaktuar nga një lidhje e shkurtër.

Sipas informacioneve fillestare gjatë shpërthimit në minierë kanë qenë gjithsej 580 minatorë. Rreth 280 prej tyre kanë arritur të dalin, ndërsa të tjerët janë bllokuar rreth katër kilometra nga miniera.

Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz ka shkuar në vendin e fatkeqësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail