Mbi 200 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Turqi (PLT)

Stamboll, 14 maj 2014 (MIA) - Numri i të vdekurve pas shpërthimit në minierën në qytetin Soma në qarkun Manisa në Turqi arriti në 201 njerëz. Rreth 80 janë lënduar, por numri më i madh i njerëzve janë të ngujuar në minierë. Këtë e deklaroi ministri turk i Energjetikës Taner Jilldiz.

Sipas ministrit, 787 minatorë kanë qenë në minierë kur ka ndodhur fatkeqësia.

Rezultatet e para janë se fatkeqësia është shkaktuar nga një shpërthim që është paraqitur si pasojë e dëmtimeve në trafostacion. Pastaj ka shpërthyer edhe zjarr. Ekipet e shpëtimit gjithë natën morën pjesë në aksionet për shpëtimin e të mbijetuarve.

"Lidhur me operacionet e shpëtimit mund të them vetëm se shpresat tona për shpëtim të personave të rinj po zvogëlohen", deklaroi Jilldiz.

Fatkeqësia ka ndodhur kur punonjësit janë përgatitur për ndërrim. Këtë e shpjegon numri i madh i minatorëve në minierë. Zjarri në minierë ende është aktiv - 18 orë pas shpërthimit.

Qindra të afërt të viktimave gjatë gjithë natës mbetën para minierës në pritje për aksione të suksesshme për shpëtim.

Miniera në Soma është më i madhi në rajonin e Manisës. Në të punojnë rreth 6.500 persona. Kjo është tragjedia më e madhe që ka ndodhur në një minierë turke.

Ministria e Punës dhe Politikës njoftoi se miniera pesë herë është kontrolluar nga viti 2012 deri më tani. Kontrolli i fundit ka qenë në mars të këtij viti dhe nuk janë regjistruiar probleme për kushtet për punë dhe për siguri.

Opozita në Turqi njoftoi se Partia qeveritare e Drejtësisë dhe Zhvillimit paradokohe ka hedhur poshtë një propozim të tyre për fillim të hetimit parlamentar për serinë e incidenteve në minierat rreth Somës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail