Numri i viktimave në fatkeqësinë në minierën në Turqi u ngjit në 238 persona (PLT)

Ankara, 14 maj 2014 (MIA) - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan sot kumtoi se numri i të vdekurve në incidentin e djeshëm në minierën në Soma në Turqinë Perëndimore është ngjitur në 238 persona.

Pas më shumë se 24 orëve pas fatkeqësisë shpresat për t'u gjetur të gjallë rreth 120 minatorë, të ngujuar nën tokë po zvogëlohen.

Erdogan në Soma premtoi hetim serioz për incidentin, i cili është një prej fatkeqësive më të rënda në një vend pune në historinë e Turqisë.

Ai hodhi poshtë çfarë do përgjegjësie të Qeverisë për fatkeqësinë, duke shtuar se incidente të këtilla ndodhin kudo në botë. Qeveria akuzohet për pakujdesinë eventuale, ndërsa liderët sindikalistë kërkuan dorëheqje nga ministrat e Punës dhe Energjetikës.

Për shkak të fatkeqësisë në minierë Erdogani e anuloi vizitën e sotme në Tiranë.

Banorët e Somas kanë fishkëllyer pas Erdoganit kur po dilte nga ndërtesa e komunës dhe kanë brohoritur "Qeveri-dorëhiqu". Një pjesë e popullit të pakënaqur edhe krahas sigurimit të përforcuar të policisë e kanë sulmuar automjetin në të cilin ishte kryeministri. Ata gjithashtu kanë thirrur "vrasës" dhe "plaçkitës".

Në momentin e fatkeqësisë në minierë kanë qenë 787 minatorë, prej të cilëve 363 janë shpëtuar. Mbi 80 janë lënduar, prej të cilëve katër janë në gjendje kritike.

Sipas mediave lokale para tre javësh Parlamenti turk e ka refuzuar formimin e komisionit për kontrollin e sigurisë së minierave. Propozimi për formimin e komisionit është dorëzuar nga tre partitë opozitare, por është hedhur poshtë edhe nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet (AKP).

Ministri i Punës kumtoi se miniera në Soma është kontrolluar në mars dhe se nuk janë konstatuar mangësi.

Paraprakisht, Prokuroria turke filloi hetim lidhur me incidentin tragjik në minierë. Prokuroria do t'i hetojë edhe pohimet për prezencën e punëtorëve të palajmëruar në minierë.

Sipas Durdu Kavak, prokuror në Manisa, shkaku për shpërthimin në trafostacion prej ku ka filluar edhe zjarri drejt minierës pritet të analizohet.

Për shkak të fatkeqësisë, në Turqi është shpallur tre ditë zie.

Ndërkohë policia turke ka përdorur gaz lotsjellës kundër demonstruesve në Ankara, të cilët u mblodhën në protesta duke e akuzuar Qeverinë si përgjegjëse për incidentin në minierë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail