Sindikatat turke kanë nisur grevë njëditore në mbarë vendin

Ankara, 15 maj 2014 (MIA) - Sindikatat turke kanë nisur një grevë njëditore në mbarë vendin, në shenjë proteste ndaj fatkeqësisë më të rëndë të minierave në vend, që mori të paktën 282 jetë njerëzish.

Krerët sindikalistë pretendojnë se privatizimi i sektorit i ka bërë edhe më të rrezikshme kushtet e punës. Nga e enjtja, Turqia nisi tri ditë zije në nder të viktimave, ndërsa zemërimi kundër qeverisë shpërtheu në disa qytete të saj, në formën e tubimeve nëpër rrugë.

Në Soma, njerëzit shkelmuan makinën e Erdoganit dhe kërkuan dorëheqjen e tij, pas konferencës për shtyp që kishte mbajtur mbi tragjedinë. Shefja e Konfederatës së Sindikatave të Tregtisë, Arzu Cerkezoglu, i bëri thirrje qytetarëve të vishen në të zeza e të marshojnë drejt energjisë së punës në kryeqytet.

Deklarata e një grupi tjetër sindikalist thoshte se personat, që ndjekin politikat e privatizimit e kërcënojnë jetët e punëtorëve për të reduktuar kostot, janë përgjegjësit e vërtet të masakrës së Somas, ndaj duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nga sa raportojnë autoritetet, 363 minatorë u shpëtuan në orët pas shpërthimit, por që prej mëngjesit të së mërkurës, askush nuk është nxjerrë më i gjallë nga miniera e qymyrgurit, në rajonin e Manisas.

Ministri i Energjisë, Taner Jildiz, foli për tetë trupa të tjerë të pajetë, të nxjerrë gjatë natës, çka e çoi bilancin e vdekjeve nga 274 në 282. Rreth 150 minatorë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Operacioni i shpëtimit u pezullua për disa orë për shkak të përqendrimeve të larta të gazit nëntokë, që u desh ta pastronin. Nga ana tjetër, në minierë vazhdonte të digjej një zjarr, i cili i ka vështirësuar edhe më shumë përpjekjet e kërkimit.

Miniera e Somas u privatizua në 2005-n. Një ligjvënës i opozitës e akuzoi qeverinë e Erdogan-it se ka refuzuar propozimin për hetim parlamentar, mbi të gjitha aksidentet e këtij lloji në zonë, ndërsa Ministria e Punës pretendon se në minierën e tragjedisë ishin kryer inspektime të rregullta, më i fundit prej tyre në muajin mars.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail