Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të djeshme parlamentare

Prishtinë, 9 qershor 2014 (MIA) - Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi  është fituese e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve zyrtare.

Sipas rezultateve të fundit të publikara nga KQZ-ja janë numëruar më shumë 2.237  vendvotime ose 94,23% e tyre dhe rezultati nuk ka pësuar ndryshim.

PDK ka 31.21 për qind, LDK 26,13 për qind, Vetëvendosje 13.73 për qind, AAK 9.65 për qind, "Nisma për Kosovën", 5.36 për qind, AKR 4.72 për qind, etj.

Ditën e sotme pritet që të jepen të dhëna zyrtare mbi numrin e deputetëve që ka fituar secila parti, pasi ky është një proces jo shumë i thjeshtë ngaqë në Kosovë listat kanë qenë të hapura dhe pritet të numërohen preferencat që kanë marrë direkt nga votuesit kandidatët për deputetë.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në një fjalim të mbajtur para simpatizantëve në mesnatë në "“Sheshin 21" në Prishtinë ka shpallur zyrtarisht fitoren.

"Urime! Ju qoftë përhajër fitorja e Misionit të Ri, urime fotorja e PDK-së", tha Thaçi, i cili premtoi se do ta zhvillojë vendin. Kryeministri aktual i Kosovës tha se në këto zgjedhje qytetarët vendosën për modelin e shtetit që ata duan të jetojnë.

"Bashkësia ndërkombëtare është e kënaqur me këtë proces të ndershëm dhe demokratik. Këto zgjedhje ishin të mrekullueshme për nga organizimi. Nesër do të vazhdojmë me punë, nesër do të fillojmë me Misionin e Ri i cili vlen për të gjithë, ne do të punojmë për të gjithë", theksoi Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail