PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës - i drejtohet Kushtetueses

Prishtinë, 17 korrik 2014 (MIA) - Partia Demokratike e Kosovës nuk e njeh zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka vendosur që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin që deputetët e morën sot në seancën konstituive.

Pas një mbledhje që e mbajti kryesia e PDK-së pas zhvillimeve në seancë, nënkryetari i saj, Enver Hoxhaj, ka thënë se me zgjedhjen e Mustafës, u tentua të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit.

PDK konsideron se vazhdimi i mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ishte refleksion i "partive humbëse të zgjedhjeve, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregulloren në fuqi të Kuvendit".

Po ashtu, PDK konsideron se ky veprim ishte në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të kosovës.

"Si parti politike më e madhe në vend dhe me besimin më të madh qytetar dhe në pajtim me filozofinë politike e shtetformuese dhe respektuese të institucioneve, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion", ka thënë Hoxhaj.

Ai ka konfirmuar se procedimi i lëndës për në Gjykatë Kushtetuese nga ana e PDK-së tashmë është çështje ditësh apo edhe orësh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail