"Nezavisne novine": Funskionarë të BeH-së i fshehin dhuratat

Sarajevë, 21 korrik 2014 (MIA) - Vetëm dy zyrtarë të BeH-së tre vitet e fundit, në përputhje me Ligjin  për përplasje interesash e BeH-së kanë paraqitur se kanë marrë dhurata të shtrenjta prej mbi 200 marka konvertabile (rreth 100 euro) shkruan "Nezavisene e re".

Se është praktikisht e pamundur që zyrtarët e BiH të mos pranojnë dhurata, flasin edhe të dhënat nga rajoni, ku zyrtarët paraqesin edhe për mbi njëqind dhurata.

Nënkryetari i Komisionit për pengimin e përplasjes së interesit Llazar Prodanovic tha se kjo "nuk është e mundshme", dhe se Komisioni do të informojë institucionet e veta dhe do të kërkojë të dhëna nëse kanë marrë apo jo dhurata. nh/hr/13:56

 



###

Ministri kroat i Punëve të Brendshme Ostiq është në spital, mjekët luftojnë për jetën e tij

Zagreb, 21 korrik 2014 (MIA) - Zëvendëskryeministri kroat dhe ministër i Punëve të Brendshme Ranko Ostiq është në trajtim intensiv në spital, gjendja e tij sot në mëngjes është shumë serioze, por stabile, njoftojnë mediat kroate.

Mjekët luftojnë për jetën e tij. Televizioni kroat kumtoi se nuk i funskionojnë mëlçia dhe njëra prej veshkëve.

Ministri është shtruar në Spitalin infektiv të premten me temperaturë të lartë, të shtunën urgjentisht është transferuar  në "Rebro" dhe është operuar. Të dielën megjithatë,  është bërë e qartë se jeta e ministrit është në rrezik.

Nga Qeveria kumtuan se te Ostiq është konfirmuar proces inflamator në zonën e qafës dhe të shtunën i është nënshtruar një operacioni dhe drenazhe urgjente. sn/mp/12:19 

 

###

Policia greke parandaloi kontrabandim të imigrantëve ilegalë

Athinë, 21 korrik 2014 (MIA) - Policët në Athinë dhe në Selanik realizuan aksion të kordinuar kundër personave të cilët u ndihmojnë imigrantëve ilegalë që të hyjnë në vende nga Bashkimi Evropian, me ç'rast janë arrestuar një sirian dhe një egjiptian, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Siriani (36) është arrestuar në stacionin e ri hekurudhor në Selanik, pasi që ka marrë dhjetë sirianë të tjerë të cilët kanë ardhur nga Athina dhe i ka vendosur në një kamion me të cilin duhej t'i dërgonte në Austri.

Shtetasi egjiptian (46), është arrestuar në Athinë për gjoja udhëheqje me të hollat të cilat i kanë paguar migrantët.

Policia në Athinë e ka kontrolluar banesën e sirianit dhe internet kafenë në të cilën ka punuar egjiptiani, me ç'rast është gjetur patentë shoferi e falsifikuar për në Rumani, pasaportë e falsifikuar siriane, 4.200 euro, katër celularë dhe tre sim karta.

Sipas policisë, secili nga imigrantët të cilët kanë dashur ta braktisin Greqinë, është dashur të paguajnë rreth 3.000 euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail