Opozita turke akuzon se MKR e NATO-s i dërgon informata Izraelit

Ankara, 21 korrik 2014 (MIA) - Radari për paralajmërim të hershëm nga sistemi për mbrojtje kundërraketore të NATO-s, i locuar në qytetin turk Kjurexhik në qarkun Malatia, shkaktoi polemika në Turqi për shkak të pohimit të opozitës turke se ai siguron informata për Izraelin.   

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Partia Popullore Republikane, Kemal Kalaçdaroglu deklaroi se radari në mënyrë simultane i dërgon informata Izraelit. Sipas tij, Qeveria e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan duhet ta ndalë aktivitetin e radarit nëse dëshiron t'i bind turqit se Ankara sinqerisht i përkrah palestinezët në Rripin e Gazës.

Ministria turke e Punëve të Jashtme dje lëshoi kumtesë ku thuhet se radari i NATO-s është i shfrytëzuar për "pohime të pabazuara" në Turqi dhe se Ankara "bën përpjekje të jashtëzakonshme  që t'i jap fund sulmeve të Izraelit në Gazë dhe të sigurojë armëpushim të përhershëm".

"sistemi kundërraketor i NATO-s dhe radari në Kjurexhik si pjesë e tij sigurojnë mbrojtje të popujve, territoreve dhe forcave të shteteve aleate, ku përfshihet edhe Turqia. Është e pamundur që sistemi të sigurojë mbrojtje të ndonjë vendi, i cili nuk është anëtar i NATO-s. Siç është e njohur, Izraeli nuk është anëtar i NATO-s. Të dhënat e siguruara përmes sietmit të NATO-s ndahen mes aleatëve sipas metodologjisë të NATO-s. Nuk bëhet fjalë për ndarje të informatave të tilla me vende të cilat nuk janë aleatë të NATO-s", deklaroi zëdhënësii MPJ-së turke, Tanxhu Bilgiç.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail