Vrasje e katërfishtë dhe vetëvrasje në Shqipëri

Tiranë, 22 korrik 2014 (MIA) -  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suk të Fierit, Republika e Shqipërisë, ku një 73-vjeçar ka kryer një masakër të vërtetë në familjen e tij, duke vrarë dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën 17-vjeçare.

Dita e sotme duhej të ishte një ditë lumturie për familjen Vrapi, pasi do të fejonin vajzën 17-vjeçare, por xhaxhai i saj e shndërroi në një tragjedi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Bajram Vrapi ka qëlluar me armë gjahu dy vëllezërit e tij, Xhemal dhe Besim Vrapi 69 dhe 60 vjeç, kunatën 43-vjeçare D.V, mbesën 17-vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë fejesa e mbesës 17-vjeçare. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, 73-vjeçari Bajram Vrapi nuk ishte dakord që mbesa e tij të fejohej me djalin që kishte zgjedhur. Për këtë arsye ai ka shkuar në banesën e të vëllait dhe pas një debati të ashpër ka qëlluar fillimisht  Xhemal Vrapin dhe më pas kunatën, mbesën e tij, dhe vëllain tjetër, i cili u përpoq të dilte nga banesa, por 73-vjeçari e ndoqi duke e qëlluar për vdekje.

Pasi kreu krimin makabër, 73-vjeçari ka shkuar në një arë me misër, ku është vetëvrarë. Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej edhe bashkëshortja e autorit, e cila ka mundur të largohet duke iu shpëtuar plumbave. Sipas dëshmitarëve, gruaja është strehuar tek fqinjët, pasi Bajrami e ka ndjekur për ta vrarë.

"Po gatuaja, sot kishim fejesën. Dëgjova krismat dhe u largova", deklaroi gruaja e autorit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur krimin makabër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail