Agimi i artë po e zvarrit procesin gjyqësor kundër partisë

Athinë, 23 korrik 2014 (MIA) - Deputetët dhe anëtarët e Agimit të artë përdorin taktika juridike që ta stërzgjatin hetimin për partinë neofashiste dhe ta anulojnë fillimin e gjykimit të planifikuar për muajin nëntor, me qëllim që të dyshuarit të lirohen nga arresti hetimor para se gjykatësit të vendosin për fatin e tyre, shkruan "Katimerini".

Rreth 30 deputetë dhe anëtarë të partisë të cilën janë në arrest hetimor në lidhje me më shumë vepra penale, duke e përfshirë edhe vrasjen e reperit Pavllos Fisas, më shumë se dhjetë kanë shtruar kërkesë për t'u liruar me kusht.

Të burgosurit kanë të drejtë të shtrojnë ankesa të tilla, por fakti se një numër i madh e kanë bërë në të njëjtën kohë sugjeron se qëllimi është që të opstruohen gjykatësit për ta përfunduar hetimin, shkruan "Katimerini".

Nëse anulohet gjykimi pas muajit nëntor, shumë prej të dyshuarve mund të lirohen, pasi që kanë kaluar maksimum 18 muaj në arrest hetimor, para përfundimit të gjykimit.

Një taktikë tjetër opstruktive të cilën e përdorin të dyshuarit është që propozojnë dëshmitarë të rinj të cilët gjykatësit duhet t'i hetojnë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail