Thaçi kërkoi të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Parlamentit kosovar

Prishtinë, 23 korrik 2014 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor që të presin mendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas të marrin vendime.

Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar edhe njëherë procesin zgjedhor të 8 qershorit. Ai ka kërkuar nga subjektet politike që të presin përgjigjën e Kushtetueses, lidhur me kërkesat e subjektit të tij, PDK-së, lidhur me kontestimet e ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

"Dua të theksoj se i tërë procesi pas zgjedhjeve të 8 qershorit është duke shkuar drejtë implementimit në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tani që kemi pasur edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga presidentja Jahjaga, kemi pasur edhe veprimet tjera të cilat janë gjithashtu duke u shqyrtuar në këtë gjykatë. Mendoj se është një proces krejt normal, transparent, i përgjithshëm dhe në suazat e zhvillimit të demokracisë. Në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Kosovës", ka deklaruar Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail