Mediat greke për vizitën e paralajmëruar të Nimicit

Athinë, 24 korrik 2014 (MIA) - I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të KB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Methju Nimic do t'i vizitojë Shkupin dhe Athinën javën e ardhshme, njoftuan mediat greke.

Tani për tani pa parashikime dhe komente, mediat vetëm e transmetojnë lajmin e agjencisë shtetërore ANA-MPA e cila e citon kumtesën e KB-së në të cilën thuhet se "qëllimi i takimeve është të intensifikohen bisedimet nën patronazhin e KB-së drejt gjetjes së zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë për kontestin e emrit".

Në Greqi gjithashtu përkujtohet se takimi i fundit i Nimicit me përfaqësuesit e dy vendeve u mbajt më 6 maj në selinë e KB-së në Nju-Jork, me ç'rast kumtoi se në fillim të korrikut do t'i vizitojë dy vendet.

"Pas takimit në Nju-Jork, përfaqësuesi i Greqisë, ambasadori Vasilakis, për ANA-MPA deklaroi se nuk ka dallim në pozitat e Maqedonisë, duke thënë se Greqia dëshiron zgjidhje, por se pala tjetër deri më tani nuk ka bërë asgjë. Ajo është në pozitën e njëjtë siç ishte në vitin 1995", shkruajnë gazetat greke.

Grekët gjithashtu theksojnë se "ndërkohë, me vendimin e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, ambasadori i ri i Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski do t'i ndërmarrë detyrat e përfaqësuesit të vendit në negociatat nën patronazhin e KB-së për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail