Turqia në shtator e përfundon "projektin e shekullit" për përçimin e ujit në QiproAnkara, 24 korrik 2014 (MIA) - Projekti për përçimin e ujit nga Turqia në Qipro përmes tubacionit nën Detin Mesdhe do të përfundojë në shtator, kumtoi Partia turke e Drejtësisë dhe e Zzhvillimit në pushtet, shkruan "Hyriet djeli njuz".
Plani, i quajtur 'projekti i vitit' parasheh ta furnizojë Qipron Veriore me ujë nga liqeni artificial Alakopru në Anamur në qarkun turk Mersin.
Ihsan Shener, përfaqësues përgjegjës i partisë për lidhje me opinionin, shprehu pritje që tubacioni të ndërtohet dhe të fillojë të funksionojë që në shtator.
Pritet përmes realizimit të projektit të sigurohet nevoja e ujit të pijshëm të turqve qipriotë në 50 vitet e ardhshme.
Në vit përmes tubacionit do të kalojnë 75 milionë metra kub ujë nga Turqia në Qipron Veriore.
|