FMN-ja i bëri thirrje Greqisë që t'i përshpejtojë reformat

Athinë, 25 korrik 2014 (MIA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri thirrje Greqisë që t'i përshpejtojë reformat, e dakorduara me të, që të krijohen supozime për tejkalim të varfërisë së regjistruar në vend.

Zëdhënësi i FMN-së, Bill Mari, për gazetën "Etnos" deklaroi se jashtëzakonisht serioz është problemi me varfërinë në vend, që Fondi sapo do ta shqyrtojë me autoritetet greke.

Me rastin e të dhënave, të kumtuara nga instituti statistikor grek ELSTAT, që tregojnë se një e treta e grekëve jetojnë në pragun e varfërisë dhe se sipas këtij treguesi Greqia është në vendin e katërt midis vendeve të BE-së, Bill Mari saktësoi se çështja për varfërinë do të debatohet në kuadër të vlerësimit të gjashtë të programit stabilizues grek, që parashikohet të mbahet më 15 shtator.

Greqia nga mesi i vitit 2010 varet nga kreditë shpëtuese të FMN-së dhe anëtaret e tjera të eurozonës, gjegjësisht nga koha kur kriza financiare e bëri të paaftë të marrë hua nga tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të pakos së dytë financiare ky vend nga FMN-ja duhet të marrë edhe 16 miliardë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail