Zjarr i madh në Zakintos

Athinë, 28 korrik 2014 (MIA) - Zjarr i madh prej mbrëmë po tërbohet në ishullin grek Zakintos në Detin Jon.

Sipas shërbimeve për shuarje të zjarrit, stuhia e zjarrit deri më tani ka shkatërruar dhjetëra hektarë të pyjeve të larta dhe të lta, si dhe të mbjella me ullinj.

Krahas zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit morën pjesë edhe pjesëtarë të armatës greke, si dhe dy aeroplanë dhe një helikopter.ff/shk/12:12


###

Presidenti Nishani uron besimtarët

Tiranë, 28 korrik 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, me anë të një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.

"Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet. Është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t'i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë",  shkruan Presidenti në mesazhin e tij.

Presidenti Nishani uron edhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin.

"Ta festojmë Bajramin si duhet, si na ka hije, si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohim dhe respektojmë normat e Besimit, me gëzim të përmbajtur, vëllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja mirënjohje për Zotin",  mbyllet mesazhi i urimit i Presidentit Nishani. shk/12:09



###

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga vizitojnë BIK me rastin e Fitër Bajramit

Prishtinë, 28 korrik 2014 (MIA) - Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Ferid Agani, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka përcjellë urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për tolerancë fetare, qytetare dhe politike.

"Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dëshiroj që edhe njëherë të gjithë besimtarëve, t'ju uroj në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, në këtë ditë të respektit të ndërsjellë, të tolerancës, të mirëkuptimit, të dashurisë, të paqes. Uroj që të ketë çdoherë tolerancë të tillë fetare, qytetare, politike në Kosovë.Uroj që në këtë ditë të shenjtë të kujtojmë dëshmorët e kombit, të kujtojmë heronjtë, të kujtojmë sakrificën tonë dhe natyrisht të gjithë kështu të bashkuar të marrim energji për të ardhmen, për ndërtimin e shtetit tonë edhe më të fuqishëm", tha kryeministri Thaçi, pas vizitës që bëri në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Bashkësinë Islame të Kosovës, e vizitoi edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Fitër Bajramit. shk/12:01



###

Avramopulos propozohet për eurokomisar grek

Athinë, 28 korrik 2014 (MIA) - Ministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos është zgjedhja e fundit e Qeverisë në Athinë për komisar në Komisionin Evropian të ri.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kabineti grek njoftoi se "pas vendimit të Këshillit të Evropës nga 16 korriku i vitit 2014, Qeveria, përmes një letre, e informoi kryetarin e ri të Komisonit Evropian Zhan Klod Junker se e nominon ministrin e Mbrojtjes  Dimitris Avramopulos për pozicionin komisar në Komisionin Evropian të ri.

Kryeministri grek Andonis Samaras paraprakisht përmes bisedës telefonike e ka informuar Dora Bakojanin se ajo nuk është zgjedhur që të jetë eurokomisare e re.ff/shk/11:50



###

Borxhi grek do të shqyrtohet në vjeshtë

Athinë, 28 korrik 2014 (MIA) - Gjendja me borxhin e Greqisë do të shqyrtohet në vjeshtë, deklaroi ministri francez i Financave, Mishel Sapen.

Në intervistë për "Katimerini"-n, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Sapen shton se Franca e ndihmon dhe do të vazhdojë ta ndihmojë Greqinë.

"Ende është shumë herët të parashikohen nevojat financiare të Greqisë. Në vjeshtë hollësisht do ta shqyrtojmë çështjen për borxhin dhe në bazë të konkluzioneve do të ndërmarrim vendime adekuate financiare", tha Sapen, i cili javën e kaluar ishte për vizitë në Athinë.

Sipas tij, Greqia "ndodhet në gjendjet shumë më të mirë ekonomike, financiare dhe buxhetore nga paraprakisht dhe kjo i lejon të largohet nga zona e stuhisë".

"Masat më të ashpra janë pjesë e të kaluarës, por dakorodhem se kushtet për Greqinë dhe qytetarët e saj janë të vështira", shtoi Sapen.ff/shk/10:11



###

Tre persona e humbën jetën gjatë një aksidenti të një autobusi në Stamboll

Stamboll, 27 korrik 2014 (MIA) - Të paktën tre persona  e humbën jetën sot gjatë një aksidenti të një automobili në qendrën e Stambollit, njoftoi televizioni turk NTV.

Sipas burimit të njëjtë, aksidenti ka ndodhur në lagjen Kavaçik, ku një autobus është përplasur në një gardh mbrojtës, pas çka mori flakë.

Autobusi tërësisht është djegur gjatë zjarrit edhe prej tij  ka mbetur vetëm karoseria.

Shkaku për aksidentin tani për tani nuk dihen, ndërsa policia tashmë ka filluar hetim për rastin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail