Raporti i SHBA-së lidhur me liritë fetare: Në Kosovë më pak tolerancë fetare

Prishtinë, 29 korrik 2014 (MIA) - Në raportin vjetor të Qeverisë amerikane lidhur me të drejtat dhe liritë fetare në botë gjatë vitit 2013, në segmentin për Kosovën, thuhet se Qeveria, Kushtetuta dhe politika përgjithësisht kanë respektuar liritë fetare, mirëpo ka një rritje të gjuhës urrejtëse dhe anti-semite në mesin e predikuesve fetarë, transmetojnë mediat kosovare.

Në raport apostrofohen imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama, për të nënvizuar se rizgjedhja për herë të tretë e kreut të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, ishte e manipuluar.

Vëzhguesit kanë vënë re rritje dhe një retorikë të hapur anti-semite si dhe fraksione më të mëdha dhe publike brenda bashkësisë islame që promovojnë pikëpamje më pak tolerante dhe jo në harmoni me të kaluarën tolerante, historike dhe të moderuar të vendit. Raporti pastaj jep një pasqyrë demografisë fetare në Kosovë për të theksuar megjithatë se ‘regjistruesit nganjëherë kanë shënuar islamin si fe për shumë njerëz pa i pyetur fare ata se cilës fe i takonin, thuhet në raportin e Qeverisë Amerikane.

Më tej thuhet se autoritetet kanë lejuar ndërtimin e xhamive në të gjithë vendin, numri i të cilave ishte rritur në 800, nga sa ishte 670 në vitin 1999.

Një kapitull në raport i kushtohet zgjedhjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, që thuhet se 'shkaktoi debate publike në lidhje me transparencën e organizatës'.

Në qershor gjatë predikimit të tij, Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Irfan Salihu i quajti gratë që nuk kundërshtonin marrëdhëniet intime paramartesore "të përdala" gjë që shkaktoi një protestë publike. Lëvizja Islamike Bashkohu (LISBA), partia e parë e hapur politike islamike në vend i dha mbështetje publike. Zyrtarë të lartë të qeverisë përfshirë edhe Grupin e Grave të Kuvendit të Kosovës, denoncuan komentet e Imamit, BIK-u i bëri vërejtje disiplinore, megjithatë Salihu vazhdoi të shërbejë si kreu i Xhamisë së Suzi Çelebiut në Prizren.

Është vënë re një rritje e përgjithshme në retorikën anti-semite, sidomos internet. Në postimet në "Peace TV", kryeredaktori Enis Rama ka bërë deklarata të shumta anti-semite, duke thënë edhe këtë se, "nuk ka asnjë qenie tjetër njerëzore, fis, klan, apo racë që është më shkatërruese dhe më e keqe se Hebraitët, thuhet ndër të tjera në raportin e Qeverisë Amerikane mbi liritë fetare në Kosovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail