Në shenjë proteste gratë turke publikojnë fotografi në të cilat qeshin

Ankara, 30 korrik 2014 (MIA) - Në shenjë proteste për shkak të "rekomandimit" të zëvendëskryeministrit turk Bulent Aranç, i cili i këshillon gratë të mos qeshin në vende publike, qindra turke në rrjetin social Tuiter publikuan fotografi në të cilat janë të buzëqeshura.

Aranç deklaroi se duhet t'i mbajnë vlerat e tyre morale dhe të dinë se çka është e njerëzishme, dhe çka jo,  të kenë kujdes në nderin e tyre dhe të mos  tërheqin vëmendje me të qeshurën e tyre në vendet publike.

Deklarata e tillë e Aranç shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale, ndërsa shumica e shfrytëzuesve të internetit e kritikojnë qeverinë turke për përzierje të shumtë në jetën private të qytetarëve.

Organizata e grave paralajmëroi se do të parashtrojë padi kundër zëvendëskryeministrit Aranç, i cili gjithashtu i kritikonte edhe serialet e popullarizuara turke, të cilat, sipas tij, i nxitin gratë në imoralitet. sa/hr/14:01



###

Dy viktima dhe dëme milionëshe nga vërshimet e majit në Kroaci

Zagreb, 30 korrik 2014 (MIA) - Qeveria kroate sot e miratoi raportin për përmbytjet e majit, ku thuhet se dy veta kanë humbur jetën, se dëmi llogaritet me qindra miliona euro dhe se ka ndryshuar fati i shumë familjeve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Evelin Tonkoviq, në seancën qeveritare theksoi se asanacioni i fushës së përmbytur është në vazhdim, kështu që kostoja totale nuk mund të vlerësohet me saktësi.

Në përmbytjet pësuan tri komuna të Sllavonisë, u shkatërruan apo u dëmtuan 19 ndërtesa publike, si dhe infrastruktura, ndërsa u evakuan rreth nëntë mijë njerëz. Janë shkatërruar mbi 8.500 hektarë tokë bujqësore, dhe kishte rreth 11 mijë kafshë të ngordhura.

Agjencioni Hina njoftoi se kryeministri kroat Zoran Milanoviq edhe në këtë rast rikujtoi se e gjithë kjo nuk do të ndodhte nëse nuk çahej diga e re, ndërsa pse ndodhi kjo nuk është ende e njohur. nh/bsh/13:17

###

Mediat serbe: Edhe Thaçi në bankën e të akuzuarve

Prishtinë, 30 korrik 2014 (MIA) - Mediat serbe, duke komentuar raportin e djeshëm të prokurorit amerikan Klint Uilliamson, konsiderojnë se edhe Hashim Thaçi është njëri nga ish udhëheqësit e UÇK-së ndaj të cilit do të ngritet aktakuzë.

Mes të akuzuarve për krime lufte, pos kryeministrit të Kosovës në detyrë Hashim Thaçit, do të jenë edhe dhjetë anëtarë tjerë të UÇK-së, transmeton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug".

Siç kanë njoftuar burimet e Qeverisë serbe, "nuk duhet befasuar që në Gjyqin e ri për Krime të Luftës nëse do hapen edhe raste për tregti me organe".

Qeveria serbe është ndarë tepër e kënaqur me raportin e Uilliamson, kanë bërë të ditura këto qarqe qeveritare, duke shtuar se "rëndësia e mirëfilltë e këtij raporti do të del në pah kur të ngriten aktakuzat". sn/bsh/13:09

###

Opozita braktisi Parlamentin e Bullgarisë

Sofje, 30 korrik 2014 (MIA) - Partia kryesore opozitare në Bullgari, Qytetarë për Zhvillimin Demokratik të Bullgarisë (GERB) njoftoi sot se largohet nga parlamenti dhe nuk do të marrë pjesë në punën e seancës parlamentare të përcaktuar për të hënën.

"Mjaft ishte. Prej tani e tutje përgjegjësia është vetëm e BSP (Partisë Socialiste Bullgare). Në qoftë se miratojnë ligje, le të pajtohen me DPS (Lëvizja për të Drejta e Liri) dhe me "Ataka", siç e bëjnë tashmë një vit e dy muaj dhe pastaj le t'i zbatojnë. Kjo është puna e tyre", deklaroi udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, duke shtuar se asgjë nuk mund ta sjellë opozitën në sallën plenare.

Borisov theksoi se GERB "si një forcë politike, ka dashur shumë të ndihmojë presidentin dhe qeverinë, por kjo tashmë është e pamundur".

Zëvendëskryetarja e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë Maja Manolova javën e kaluar deklaroi se më së voni më 5 gusht do të mbahet seanca e Parlamentit ku do të merret vendimi për shpërndarjen e tij, me qëllim që, në bazë të marrëveshjes së arritur më herët, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 tetor.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në Bullgari vitin e kaluar në maj. nh/bsh/12:28



###

Protesta të reja masovike në Tuzla

Tuzla, 30 korrik 2014 (MIA) - Protesta të reja masive filluan sot në Tuzla, ku qindra punëtorë kërkojnë rishikim e privatizimit kontestues të ndërmarrjes së tyre.

Ata protestojnë para gjykatës kantonale dhe prokurorisë, duke thirrur "hajdutë" dhe "kriminelë".

Gazeta "Dnevni avaz" shkruan se në qyteti arrijnë një numër i madh i punëtorëve nga zona të tjera të kantonit të Tuzlës. Në mesin e protestuesve janë edhe profesorë universitar si dhe profesorë dhe arsimtarë nga shkollat fillore dhe të mesme, pensionistë dhe të tjerë.

Është formuar një delegacion i cili do të kërkojë nga Prokuroria e përgjithshme për të rihapur rastet, sipas tyre, të "privatizimit kriminal" të ndërmarrjes së Tuzlës dhe të kryhet revizion.

Protestat tani për tani janë paqësore, ndërsa janë angazhuar një numër i madh i policëve, të cilët i sigurojnë ndërtesat e Gjykatës dhe të Prikurorisë. nh/hr/11:50



###

Tre viktima në përmbytjet në Bullgari dhe Rumani

Bukuresht/Sofje, 30 korrik 2014 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë ishin të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre, për shkak të përmbytjeve që kapluan disa fshatra në Bullgari dhe Rumani.

Shira e rrëmbeyshëm shkaktuan përmbytje në rajonin e qytetit Gabrovo në pjesën qendrore të Bullgarisë, ku jetën e ka humbur një grua 61 vjeçare, ndërsa një person konsiderohet si i zhdukur.

Pa rrymë kanë mbetur 17 fshatra dhe pjesë të qytetit Gabrovo, ndërsa ka prrobleme edhe në furnizimin me ujë.

Në përmbytjet në shumë lokacione në Rumani e kanë humbur jetën dy persona, në mesin e të cilëve edhe një burrë 72 vjeçar, kumtoi ministri rumun i Punëve të Brendshme Gabriel Oprea.

"Hekurudhat Rumune" kumtuan se për shkak të përmbytjeve një tren ka dalë nga binarët, por nuk ka të dhëna për viktima eventuale apo të lënduar gjatë aksidentit.

Për rajonet e kanosura janë dërguar tre helikopterë, të cilët u japin ndihmë banorëve së bashku me pjesëtarët e armatës.

Rajonet e përmbytura i vizitoi edhe kryeministri rumun Viktor Ponta.

Rumania sivjet po ballafaqohet me verë me shira të rrëmbyeshëm të regjistruar deri tani, derisa shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shumë përmbytje në pjesët lindore të Bullgarisë. Në përmbytjet në Varna e kanë humbur jetën 13 persona. sa/hr/11:35



###

Kroacia pret mot të lig të përmasave të mëdha

Zagreb, 30 korrik 2014 (MIA) - Në Kroaci sot pritet mot i lig i përmasave të mëdha, shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me erë, ndërsa agjencia Meteoalarm dha parlajmërimin më të fuqishëm, të kuq, për rrezik në rajonet Likë dhe Gorski Kotar.

Në sqarimin e paralajmërimit për dukuritë e rrezikshme të motit ceket se shenja e kuqe do të thotë mot jashtëzakonisht i rrezikshëm në zonë të madhe dhe se në shumicën e rasteve kjo mund të paraqesë rrezik për jetë dhe janë të mundshme dëme të mëdha, kumtoi portali Indeks.hr.

Enti hidrometeeorologjik paralajmëroi se shiu dhe bubullimat nga Adriatiku verior gjatë ditës do të zgjerohen në tërë Kroacinë.

Reshjet më të fuqishme dje u vërejtën në lindje të Istrës, rreth Labinit, ku për më pak se një orë ranë 72 centimetra kub reshje të shiut.

Qetësim gradual i reshjeve në Kroaci pritet madje prej të premtes. ab/bsh/8:47



###

Qeveria e Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin me TFSH

Prishtinë, 29 korrik 2014 (MIA) - Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë në konsideratë deklaratën e sotshme të lëshuar nga Task Forca Speciale Hetuese (TFSH) të BE-së rreth hetimeve të pavarura për krime lufte të pandehura që janë përmendur në Raportin e Këshillit të Evropës të shkruar nga Dik MartI në janar 2011.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdon bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund. Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje.

Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Uilliamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe iu jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimeve Evropiane dhe procesin e anëtarësimit në NATO, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. sn/mp/20:29
 




###



Reagime të raportit të Uilliamson për krimet e luftës në Kosovë

Beograd, 29 korrrik 2014 (MIA) - Ish-prokurorja e përgjithshme e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte shprehu sot keqardhje se ekipi i angazhuar për hetimin e tregtisë me organe njerëzore  gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 nuk ka zbuluar fakte të mjaftueshme për ngritjen e akuzës kundër autorëve të këtyre krimeve, njoftoi Tanjug.

"E dini nuk jam e befasuar, sepse është shumë më vështirë të bëhen hetime të duhura pas aq shumë vitesh prej se kanë ngjarë ato gjëra", ka thënë  Del Ponte.

Ajo edhe njëherë është "ankuar" që sa ishte vetë në Tribunal nuk ka mundur të bëjë më shumë, sepse "askush nuk i kishte ndihmuar".


Ish Kryeprokurorja e Hagës ka shprehur "shpresën" që ndoshta në të ardhmen do të gjenden dëshmi të mjaftueshme të dëshmohet për "tregtinë me organe", duke thënë se nga konferenca për shtyp e Uilliamson bëhej e qartë që ai vetë ishte i bindur që ka patur tregti organesh. mp/17:32

 



###

Ekonomia gri i shkaktoi humbje Rumanisë prej 40 miliardë eurosh për një vit

Bukuresht, 29 korrik 2014 (MIA) - Ekonomia gri përfaqësonte 28,4 për qind nga BPV e Rumanisë në vitin 2013, duke shënuar ulje  të lehtë në krahasim me vitin 2011, kur llogaritet në 30 për qind nga BPV, sipas vlerësimit të KE-së e cituar në raportin e Këshillit të Evropës për vlerësimin e masave për luftë kundër larjes së parave  dhe financimit të terrorizimit.

Në këtë mënyrë niveli i ekonomisë gri në vitin 2011 ka shkaktuar humbje për vendin në vlerë prej 40 miliardë eurosh, ku kjo shumë ka mbetur konstante edhe në vitin 2013.

Sipas raportit numri i mashtirmeve tatimore në vend është dyfishuar në vitin 2012, në krahasim me vitin 2008, prej 12.579 në 25,589 raste të tilla. sn/mp/16:22

###



Në Rumaninë jugore evakuim i popullatës për shkak të përmbytjeve

Bukuresht, 29 korrik 2014 (MIA) - Për shkak të përmbytjeve në qarqet jugore rumune Vallçea dhe Gërzh janë evakuuar qindra persona, njofton gazeta "Romania libera".

Më shumë se 200 persona janë evakuuar nga qarku Vallçea për shkak të ardhjes së lumenjve. Nga uji janë dëmtuar dy autostrada. Shumë shtëpi dhe prona janë përmbytur në qarkun Ardzhesh, ndërsa është përmbytur edhe Qendra për transfuziologji në qytetin Pitesht.

Ministria e Punëve të Brendshme dërgoi tre helikopterë për evakuim të banorëve në rajonet e përmbytura.

Hidrologët publikuan paralajmërim nga "kodi portokalli" për rrezik nga përmbytjet në shtatë qarqe në vend - Gorzh, Dollzh, Vallça, olt, Ardzhesh, Teleorman, Dimbovica, transmeton BTA. Paralajmërimi është në kohëzgjatje prej orës 13:00 sot deri në orën 14:00 nesër.

Njëkohësisht meteorologët dhanë paralajmërim për "kod të verdhë" për jostabilitet atmosferik në tetë qarqe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, valid për sot. ff/mp/15:44



###

Grupi ndërkombëtar i krizës propozon krijimin e entitetit kroat në BeH

Sarajevë, 29 korrik 2014 (MIA) - Grupi ndërkombëtar i krizës propozon riorganizim të Bosnjës e Hercegovinës në shtet me tre ose katër njësi territoriale, që sipas tij, do të paraqiste mundësi për dalje nga "kaosi aktual politik" në të cilin gjendet vendi.

Në raportin e Grupit ndërkombëtar të krizës (GNK) që e përbëjnë ish diplomatët dhe ekspertë prej më shumë sferave, vlerësohet se duhet të ndërmerret "qasje e kujdesshme" në formimin e entitetit të tretë, të kroatëve boshnjakë dhe etnitetit të katërt, i cili do ta përfshinte rajonin e Sarajevës.

Ideja për krijimin e entitetit kroat në BeH u promovua  që prej vitit 2008 me të ashtuquajtur Marrëveshje e Prudit me të cilin parashikohej që Republika Sërbska të mbijetojë si entitet në kufijtë aktualë, ndërsa Federata e Bosnjës e Hercegovinës të ndahet në entitetin dominues boshnjak dhe entitetin dominues kroat, gjegjësisht Herceg-Bosnja.

Por atëherë, shumica e liderëve të boshnjakëve kategorikisht  e kundërshtuan idenë për riorganizim territorial të shtetit i cili do të përfshinte  ndarjen e Federatës BeH dhe Marrveshja e Prudit u hodh poshtë.

Grupi ndërkombëtar i krizës vlerëson se krijimi i entitet të tretë  mund të çojë drejt pajtimit më të shpejtë mes popujve në BeH dhe deri në racionalizimin e administratës shtetërore.

Propozimi për trasforimin i BeH në shtet me tre etnitete tani për tani  has në kundërshtim vetëm mes partive boshnjake, ndërsa të gjithë elementët e tjerë flasin në favor të iniciativës së tillë, që parqet mundësi për rikonstruim të brendshëm të BeH-së dhe krijimin e shtetit efikas, vlerëson GNK i cili vlen si organizatë joformale tink-tank ne Departamentin e shtetit amerikan.

Ish anëtari i Kryesimit  të Bosnjës e Hercegovinës, kroati boshnjak Ivo Miro Jociq thotë se ideja  e Grupit ndërkombëtar të krizës ka ithtarët e saj edhe në Parlamentin Evropian, të cilët që prej shkurtit kanë përpiluar rezolutë në të cilën vlerësohet se në BeH mund të realizohet progres vetëm me barazim të të gjithë popujve.

Duke u përqëndruar në propozimin e GNK-së analisti politikan i Sarajevës  Sergjan Vukadinoviq thekson se të huajt dhe bashkësia ndërkombëtare të paktën mund të ofrojnë zgjidhje  për BeH, sepse në realitet ata janë edhe krijues të "katastrofës dhe kataklizmës"  në të cilën gjendet vendi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail