Dik Marti: Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe

Cyrih, 30 korrik 2014 (MIA) - Ishraportuesi i Këshillit të Europës në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera apo urdhëruara nga figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dik Marti në një intervistë për radion zvicerane SRF ka thënë se deklarata e prokurorit Klint Uilijamson është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

"Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Uilijamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë".

Marti ka thënë se kurrë nuk e ka vënë në fokus tregtinë me organe, porse ka folur për raste të pakta. "Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe. Kam folur për pak raste. Uilijamson arrin në përfundimin e njëjtë", i ka thënë Marti radios zvicerane, transmeton.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë udhëheqës me duar të pastra.

"Qytetarët e Kosovës meritojnë që në krye të vendit të vijnë gra dhe burra me duar të pastra. Deri më sot ndërlidhja mes politikës dhe krimit të organizuar ka qenë aq e madhe, saqë nuk ka qenë e mundshme të ndërtohet një administratë normale. Këtu edhe bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi të madhe", ka thënë veç tjerash Dik Marti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail