Mot i keq në BallkanNë Serbi gjatë natës dhe nesër priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe në disa vende mot i keq i përcjellë me stuhi, ndërsa shërbimet kompetente janë të gatshme për reagim në rast të derdhjes së lumenjve dhe paraqitje të breshërit.
Moti i keq dje dhe sot e përfshiu edhe Kroacinë, ndërsa pritet edhe në disa pjesë të BeH-së.
Drejtoria për ballafaqim me kriza e Serbisë njoftoi se priten midis 20 dhe 40 litra reshje shiu në metër katror, ndërsa në disa vende në Serbi deri në 60 litra.
Për këtë arsye zëvendës-shefi i Drejtorisë Bojan Tomiq deklaroi për Tanjugun se është vënë në gjendje gatishmërie për mbrojtjen nga breshëri.
Mot i keq i fuqishëm i cili prej dje e përfshiu Kroacinë po zgjat edhe sot. Kryeqyteti Zagreb pasdite u përfshi nga reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë e fuqishme. Sipas mediave lokale janë shkaktuar vështirësi në komunikacion, një numër i madh i pemve të rëna, rrugë të përmbytura.
Fluturimet nga aeroporti Pleso vonohen pë shkak se pista është përmbytur. Moti i keq e prëfshiu edhe Kroacinë Veriperëndimore. Në Çakovec ka rënë akull me madhësi të bizeles. Paraprakisht stuhia e përfshiu bregdetin kryesor verior me ishujt, ku në disa vende kishte 50 litra reshje shiu në një metër katror.
Reshje të rrëmbyeshme shiu dhe mot i keq priten edhe në Dalmaci. Për rajonin e Rijekës dhe Dubrovnikut është shpallur shkallë më e lartë e kuqe e paralajmërimit për rrethana ekstreme të motit.
Meteo alarm portokalli sot është kyçur edhe në BeH për shkak të reshjeve të paralajmëruara të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima të fuqishme për disa rajone - të Banjalukës, Tuzlës, Bihaqit, si dhe për rajonin e Mostarit dhe Trebinjes.
|