Kërkesa për dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Shqipërisë

Tiranë, 4 gusht 2014 (MIA) - Mes thirrjeve "Hajdut, Hajdut", dhjetëra qytetarë në Tiranë janë mbledhur paraditen e sotme në një protestë para zyrave të Bankës së Shqipërisë ku i kanë kërkuar guvernatorit Ardian Fullani të jap dorëheqjen.

Pas publikimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, dhe pas zbardhjes në media të pasurisë marramendëse të familjes Fullani, qytetarët të irrituar i kanë kërkuar kryeministrit, dhe Prokurorisë të zbardh skandalin e vjedhjes së parave dhe të largojë një herë e më parë guvernatorin nga drejtimi i Bankës së Shqipërisë, i cili sipas tyre duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore në gjithë këtë ngjarje.

"Këtu janë mbledhur qytetarët të cilët i thonë largohu guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kjo është një protestë qytetare si ajo e armëve kimike. Partitë politike kanë heshtur. Ne kërkojmë largimin e guvernatorit siç kemi kërkuar për t’i thënë jo armëve kimike. Do të jemi këtu derisa Parlamenti të mblidhet dhe ta shkarkojnë, derisa guvernatori të gërmojë në ndërgjegjen e tij dhe të largohet", tha Zirkon Disha, një prej organizatorëve të protestës.

Edhe Altin Goxhaj, përfaqësues i shoqërisë civile, drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili ka denoncuar në media dhjetëra raste korrupsioni i bëri thirrje politikës të reagojë, pasi sipas tij, Fullani është një hajdut që ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

"Askush nuk guxon të flas për të; as PS, as PD, as LSI, sepse ai i ka në xhep të gjithë. Ai i ka në xhep sepse ka mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare, ka televizione, gazeta, parti, deputetë, politikanë, funksionarë, sepse ky është njeriu që në vitin 2008, më 29 dhjetor ka firmosur një spekulacion prej 280 milionë dollarësh në favor të Xhorxh Soros, dhe në firmat e vëna në dokumente janë emri i gruas së kryeministrit aktual dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike që kanë qenë ministra financash, zvendësministra, ministra Ekonomie dhe sot janë në Parlament. Ky është një hajdut që ka vjedhur paratë e shqiptarëve, ne do ta rrëzojmë atë nuk na duhet asnjë parti", tha Altin Goxhaj gjatë protestës kundër guvernatorit Ardian Fullani.

Nga ana e tyre, qytetarët që kishin dalë në protestë e quajtën një turp gjestin e djalit të guvernatorit i cili është fotografuar duke fshirë djersët me një kartëmonedhë 500 euro.

Ata i bënë thirrje organeve të Drejtësisë ta çojnë çështjen deri në fund dhe të mos e mbyllin siç është vepruar në raste të tjera.

Qytetarët të organizuar nga shoqëria civile përmes rrjetit social Facebook, janë të vendosur t’i vijojnë protestat çdo ditë deri në momentin që guvernatori të jap dorëheqjen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail