Turqia kërkon marrëveshje për korridorët për ndihmë humanitare për Gazën

Ankara, 7 gusht 2014 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu deklaroi se Turqia kërkon marrëveshje izraelite dhe egjiptiane për korridor ajror për ndihmë humanitare për Gazën dhe evakuim të mijëra palestinezëve të plagosur.

Përkundër marrëdhënieve të këqia me Izraelin, Turqia spreson se përmes lidhjeve me autoritetet palestineze të luajë rol në ndërmjetësimin për vendosje të pushimit të përhershëm të luftës në Rripin e Gazës.

Dje bisedova me presidentin palestinez Mahmud Abaz dhe duam t'i pranojmë personat e plagosur, të cilët janë mijëra. Atyre u nevojitet terapi mjekësore dhe ne veçmë kemi ndarë vende në spitalet tona për ta", tha Davutogllu, duke theksuar se armëpushimi mund të mbahet vetëm nëse sigurohen nevojat themelore siç janë rryma, uji dhe ndihma mjekësore.

Në Turqi gjatë disa javëve të fundit kishte shumë protesta kundër ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail