Në Turqi filloi votimi për presidentin e shtetit

Ankara, 10 gusht 2014 (MIA) - Në Turqi në orën tetë sipas kohës lokale filloi votimi për president. Pothuajse 53 milionë votues do të mund ta japin votën e tyre në mbi 160 mijë vendvotime.

Kandidatë janë kryeministri, Rexhep Taip Erdogan i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet, Ekmeledin Ihsanogllu kandidat i përbashkët i formacioneve opozitare kryesore (Partisë republikane popullore dhe të Partisë për aksion nacional) dhe Seljahatin Demirtash i partisë demokratike prokurde të popujve.

Sipas anketave mundësi më të madhe për fitore që në raundin e parë ka Erdogani i cili është në pushtet nga viti 2003 nëse i fiton mbi 50 për qind të votave.

Midis 37 dhe 38 për qind pritet të votojnë për kandidatin opozitar dhe për Demirtashin rreth tetë për qind.

Këto janë zgjedhjet e para ku presidenti i shtetit zgjidhet me votim të drejtpërdrejt. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në orën 17. Raundi i dytë do të mbahet më 24 gusht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail