Erdogani shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Ankara, 11 gusht 2014 (MIA) - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan dhe kandidat i Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit dje shpalli fitore në zgjedhjet e para të drejprëdrejta në Turqi.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, është zotuar për fillimin e një "epoke të re" të ripajtimit në Turqi pasi ka fituar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale.

Gjatë fjalimit ku e deklaroj fitoren në Ankara, Erdogan ka thënë: Sot ne po e përfundojmë një epokë dhe po ndërmarrim hapat e parë të një epoke të re, ndërsa ka shtuar "ta fillojmë një pajtim të ri social dhe t’i lëmë diskutimet e vjetra, Turqisë së vjetër".

Me shumicën e votave tashmë të numëruara, Erdogan ka fituar rreth 52 %.

Udhëheqësi i Komisionit Zgjedhor ka thënë se Erdogani e ka fituar shumicën absolute të votave në raundin e parë, por rezultatet finale do të bëhen publike sot.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail