Nëntë të ngujuar gjatë shembjes në një minierë në Turqi

Ankara, 12 gusht 2014 (MIA) - Nëntë minatorë kanë mbetur të ngujuar sot gjatë shembjes në një minierë në afërsi të qytetit të Detit të Zi Zonguldak në pjesën veriore të Turqisë.

Siç lajmëroi agjencia turke Anadolia, tani për tani nuk ka informacione për fatin e minatorëve të ngujuar.

Shkaqet për shembjen në minierë nuk janë të njohura.

Gjatë aksidentit në minierën për qymyr në Turqinë perëndimore në maj të këtij viti, jetën e kanë humbur 301 minatorë, që deri tani është incident më i rëndë në industrinë turke të minierës. hr/13:05



###

"Miliet": Katër kandidatë për kryeministër të ri turk

Ankara, 12 gusht 2014 (MIA) - Katër emra janë në lojë për funksionin kryeministër i ri në Turqi, shkruan sot gazeta turke "Miliet".

Këshilli drejtues qendror i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet (AKP) dje mbajti seancë në të cilën, sipas gazetës, është shqyrtuar edhe çështja se kush mund të jetë njeriu i parë i Qeverisë pas zgjedhjes së kryeministrit aktual, Rexhep Taip Erdogan për president të Turqisë në zgjedhjet e së dielës.

Mbrëmë pas përfundimit të seancës zëdhënësi i AKP-së, Hysein Çelik kumtoi se më 27 gusht do të mbahet kongres i jashtëzakonshëm i partisë në të cilin do të zgjidhet lideri i ri partiak, i cili do ta marrë funksionin e kryeministrit.

"Miliet" shkruan se sipas varianteve, të cilat përmenden në kuloarët e partisë, katër kandidatë do të luftojnë për funksionin e liderit dhe kryeministrit edhe atë zëvendëskryeministri Bulent Aranç, nënkryetari i partisë, Mehmet Ali Shahin, ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Dautogllu dhe këshilltari i Erdoganit, Binali Jëlldërim.

Si opsion më pak i mundshëm përmendet edhe emri i zëvendëskryeministrit, Beshir Atalaj. shk/hr/11:46



###

"Sabah": Shteti islamik i shpalli luftë Turqisë dhe Erdoganit

Ankara, 12 gusht 2014 (MIA) - Grupi i Shtetit Islamik i shpalli luftë Turqisë dhe presidentit të sapozgjdhur turk dhe kryeministër aktual, Rexhep Taip Erdogan, publikoi gazeta turke "Sabah", duke e transmetuar deklaratën e liderit të kësaj organizate islamiste, Abu Bakir al Bagdadi.

Sipas gazetës, Bagdadi bën thirrje për luftë kundër Erdoganit, të cilin e quan armik, i cili "nuk i respekton ligjet e sheriatit" dhe e mbështet njësitin e armatosur kurd "peshmerga".

"Erdogani është me orientim sekular dhe nuk i respekton normat e të drejtës së sheriatit gjatë drejtimit të shtetit", deklaroi Bagdadi. shk/hr/11:35



###

Rumani: Përjashtohet sëmundja Ebola te një pacient i infektuar

Bukuresht, 11  gusht 2014 (MIA) - Autoritetet shëndetësore të Rumanisë kanë thënë mbrëmë se një shtetas rumun 51 vjeçar, i cili është infektuar gjatë vizitës në Nigeri, muajin e kaluar, nuk e ka sëmundjen Ebola.

Ky person ka pasur temperaturë të lartë, vjellje dhe diarre, që janë tri simptomet kryesore të virusit Ebola.

Por, drejtori i një instituti të sëmundjeve infektive në Bukuresht, Adrian Streiunu-Çerçel, tha se mjekët me një siguri 99 për qind kanë arritur konkludimin se personi nuk ishte i infektuar me Ebolë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë para tri ditësh, përhajpjen e kësaj sëmundjeje në Afrikën Perëndimore e ka shpallur "emergjencë publike ndërkombëtare shëndetësore".

Afro një mijë njerëz kanë vdekur nga Ebola në Afrikën Perëndimore gjatë muajve të fundit.

Nigeria, Guineja, Sierra Leone dhe Liberia, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të këtij virusi. mb/20:30



###

Erdogan fitoi në zgjedhjet presidencial në Turqi

Ankara, 11 gusht 2014 (MIA) - Komisioni shtetëror zgjedhor i Turqisë sot i publikoi rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u mbajtën dje. Pas numërimit të 100 për qind të fletëvotimeve fitues është kryeministri, Rexhep Taip Erdogan me 51,79 për qind të votave.

Oponenti politik i Erdoganit, kandidati i përbashkët i opozitës, Ekmeledin Ihsanogllu, ish-sekretar i përgjithshëm i organizatës Konferenca islamike ka marrë 38,44 për qind të votave.

Rezultatet zyrtare do të publikohen më 15 gusht, ndërsa Erdogan do të japë betimin më 28 gusht.

Për bashkëkryetarin e Partisë demokratike prokurde të popujve Salahatin Demirtash kanë votuar 9,76 për qind e qytetarëve.

Në zgjedhjet presidenciale kanë votuar 74,12 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. shk/mb/19:24



###

Abdulla Gjyl paralajmëroi kthim në politikë pas skadimit të mandatit presidencial

Ankara, 11 gusht 2014 (MIA) - Presidenti turk Abdulla Gjyl paralajmëroi se planifikon të kthehet në politikë pas skadimit të mandatit të tij më 28 gusht.

Ai theksoi se do të ketë rol të vlefshëm në partinë qeveritare të drejtësisë dhe zhvillimit, të cilën e themeloi së bashku me kryeministrin e deritanishëm dhe presidenti e sapozgjedhur turk Rexhep Taip Erdoan.

"E natyrshme është të kthehem në partinë time pas fundit të mandatit presidencial", tha Gjyl, i cili konsiderohet si kryeministër i ardhshëm potencial. sa/mb/16:33



###

Në Greqi zbulohet mashtrim i madh me sigurimin pensional

Athinë, 11 gusht 2014 (MIA) - Autoritetet greke kanë zbuluar mashtrim të madh me falsifikimin e sigurimeve në Fondin shtetëror për sigurim pensional (IKA), me të cilin ai është dëmtuar për pesë milionë, ndërsa shteti për 7,8 milionë euro.

Mashtrimi është bërë me qindra sigurime të falsifikuara për njerëz, të cilët kanë punuar "në të zezë" në sektore të ndryshme, ndërsa më së shumti në fushën e mirëmbajtjes së higjienës dhe në klubet e fitnesit.

Rrjeti i mashtruesve është përbërë nga 18 njerëz, ndërsa rolin kryesor e ka pasur një kontabilist.

Akoma nuk ka informacione për arrestime.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail