Kosovë, ndahet nga jeta akademiku Besim Bokshi

Shuhet në moshën 83 vjeçare akademiku Besim Bokshi, i vlerësuar si njëri nga gjuhëtarët më të shquar të Kosovës dhe të shkencës së albanologjisë në përgjithësi, njofton ATSH.

Besim Bokshi lindi në Gjakovë më 12.XI.1930. Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në Tiranë,  për të vazhduar pastaj shkollimin në  Gjakovë, Prishtinë dhe në Beograd. Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973.

Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet kosovare parlamentare e presidenciale të vitit 1992, që ishin pjesë e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci,  është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Në vitet 1993-96 ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur  më 1991, ndërsa nga viti 1996 ka qenë anëtar i rregullt i kësaj Akademie. Në vitin 2002 u zgjodh nënkryetar, ndërsa në vitet 2008-2011 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Kryetarja  e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në një telegram ngushëllimi familjes është shprehur se,  “me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Besim Bokshit, të bashkëshortit, prindit, vëllait, gjyshit dhe profesorit të çmuar dhe të respektuar gjerësisht nga kolegët, nxënësit dhe studentët e shumë brezave, të cilëve ua mësoi gjuhën e bukur shqipe, letërsinë dhe artin shqiptar, ashtu siç dinte vetëm i madhi Besim Bokshi, poeti, profesori, gjuhëtari, Akademiku ynë. Ai me jetën dhe veprën e tij na bëri të krenohemi se ishim bashkëvendës të tij. Me dijen e thellë në fushën e gjuhës, me krijimtarinë dhe veprat gjuhësore, profesor Besimi dha kontributin e vet të çmuar në pasurimin e shkencës së albanologjisë”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail